Integrimi
AKB: Diaspora shqiptare dërgon rreth dy miliardë euro në vit
Aleanca Kosovare e Biznesit po vazhdon promovimin e prodhimeve “Made in Kosova“ nëpër vendet e BE-së në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovare 2016.
AKB, SËV dhe WKÖ në Linz të Austrisë organizuan Forumin e Biznesit Kosovë-Austri me qëllim të promovimit të potencialeve dhe mundësive për investime të përbashkëta në Kosovë. Të pranishëm ishin më shumë se 150 biznese të sektorëve të ndryshëm, por edhe diaspora shqiptare.
Agim Shahini, kryetari i AKB-së tha se Diaspora shqiptare është fuqia më e madhe që përkrah ekonominë vendore në Kosovë dhe Shqipëri, ku mesatarisht rreth 2 miliardë euro marrin dërgesa në nivel vjetor e vetëm Kosova 1 miliard.
“Kjo është mbështetja konkrete që i jepni ekonomisë tonë, prandaj sot këtu kemi ardhur t’ju falënderojmë për mbështetjen në të gjitha periudhat prej që ekziston Diaspora shqiptare. Kosova ka avancuar me ndërtimin e infrastrukturës fizike, por edhe atë ligjore për investime të huaja, por edhe të diasporës vendore”, ka thënë ai.
“Ju duhet të jepni shembull edhe më tutje se si duhet të investohet dhe të bashkinvestohet në korporatat e fuqishme të Austrisë në vendet nga ju vini, prandaj këtë vit Kosova ka miratuar Ligjin për Investime strategjike dhe ka bërë reforma në politika fiskale që janë konkurrente për shumë vende të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Shahini.
Ndërsa, Isni Kila, zëvendësministër i Financave tha se Qeveria po merr vazhdimisht rekomandime nga bizneset, investitorët dhe diaspora për të përgatit sa më mirë Pakon Fiskale që pritet të publikohet në një të ardhme të shpejt, e që kjo është përpjekje për te krijuar mundësi të përshtatshme për investime në Kosovë.
Doris Margreiter, presidente e SWV tha se është e impresionuar me prezantimin e Kosovës në këtë Forum dhe me mundësit që i ofron për investitorët austriakë dhe të diasporës.
“Nga sot do ta ndryshojë mendjen edhe me shumë për të mirë të Kosovës dhe mundësive që ju i prezantuat për investitorët austriakë”, tha ajo.
“Ne do t’iu përgjigjemi ftesës suaj për ta vizituar Kosovën dhe për të mbështetur iniciativat e juaja drejt BE për të cilat ne në Austri kemi përvoja të mira dhe kjo do t’ju ndihmojë për tejkalimin e sfidave rreth përmbushjes së standardeve evropiane që Kosova i dëshiron”.
Adriana Kelmendi Sherifi, nënkryetare e parë e Aktivisteve Socialdemokrate në Parlamentin Evropian tha se e ndjen veten më shqiptare se kurrë më parë kur pran investitorëve austriakë dhe atyre të diasporës prezantohet Kosova me gjithë këto të arritura dhe kjo me shtynë që zërin e Kosovës të dërgojë edhe më lartë në Parlamentin Evropian.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor