Maqedonia
Ahmeti: Vendimin për marrëveshjen do ta marrin në dorë deputetët
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në konferencë për shtyp pas mbylljes së vendvotimeve tha se sot qytetarët në referendum, ia deleguan vendimmarrjen deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë.
Ashtu si dhe aleati i tij i madh, Kryeministri Zoran Zaev, ai tha se nëse nuk arrihet një konsensus me deputetët e VMRO DPMNE-së, atëherë nuk ngelet gjë tjetër veçse të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Dita e sotme ishte një ditë shumë e rëndësishme për vendin tonë, uroj qytetarët e RM-së, institucionet dhe gjitha partitë që kontribuuan për mbajtjen e referendumit. Sot ne zhvilluam kapacitetet për një vend me pretendim për integrim në NATO dhe BE. Ky proces i reformave të barazisë garanton paqe të qëndrueshme, marrëdhënie të mira, investime. Unë dhe BDI kemi thënë që vendimmarrja i takon institucioneve të vendit. Sot qytetarët e vendit ia deleguan vendimmarrjen Kuvendit të Maqedonisë dhe deputetëve. Ne jemi të zgjedhur që të marrin vendime të rëndësishme dhe jo të kalkulojmë për zgjedhjet e ardhshme. Me vendin tonë në Kuvend ne përcaktojmë të ardhmen e vendit tonë dhe Evropës Juglindore. Në zgjedhjet e fundit ne u zotuam për zhvillim ekonomik dhe prosperitet. Kjo përbërje e Kuvendit ka mandat për zgjidhjen e çështjeve me fqinjeve dhe me vendimet e tyre sot qytetarët deleguan vendimmarrjen tek deputetët dhe institucioneve të vendit”, tha mes Ahmeti, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












