Shkurt.ch
Agjencia amerikane për ilaçe lejon “ flasterin” kundër migrenës
Agjencia amerikane për ushqim dhe ilaçe “FDA” ka lëshuar në treg “flasterat” për trajtimin e migrenës, të cilët me bateri lëshojnë ngadalë nëpërmjet lëkurës medikamentin “sumatriptan”.
Sistemi i ri me “sumatriptan” përdoret për trajtimin e sulmeve akute nga migrena te të rriturit. “Flasterët” vendosen në pjesën e sipërme të krahut, të lidhur me një mikroprocesor, i cili punon me bateri për të lëshuar medikamentin nëpërmjet lëkurës në sistemin e trupit . Në këtë mënyrë shmanget tretja me ushqimin dhe shmangen problemet e pirjes së barnave te njerëz të cilët vuajnë nga përzierja në stomak nga migrena. Doza e plotë e ilaçit do të transmetohet nëpërmjet lëkurës brenda katër orëve.
“Sumatriptan” është një medikament që rekomandohet për trajtimin e migrenës.
Sipas prodhuesit, flasterët janë efikas në trajtimin e dhimbjes së kokës nga migrena, dhe për trajtimin e pasojave që sjell migrena.
Në fazën e fundit të testimit klinik medikamenti është përdorur në 800 pacientë me më shumë se 10 mijë flasterë dhe ka treguar se në këtë mënyrë aplikimi është i sigurt dhe efikas në trajtimin e dhimbjeve të tilla të kokës.
Hulumtimet kanë treguar se gjatë një periudhe prej dy orësh nga fillimi i aplikimit të medikamenteve, 18 për qind e pacientëve nuk kanë pasur më dhimbje koke.
Akademia Amerikane e Neurologjisë nuk rekomandon marrjen e ilaçeve nëpërmjet gojës për njerëzit që vuajnë nga migrena.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











