Lajme
Afaristët kosovarë, letër Ramës: Duam pasaporta shqiptare për prindërit tanë në Kosovë
75 afaristë kosovarë në Gjermani i kërkojnë kreut të qeverisë në Tiranë që t`ua mundesojë prindërve të tyre në Kosovë që të pajisen me shtetësinë shqiptare, për t`i ikur regjimit të padrejtë të vizave
Një grup shqiptarësh, me shtetësi kosovare dhe gjermane, që udhëheqin kompani gjermane, i janë drejtuar kryeministrit shqiptar, Edi Ramës me një letër të hapur. Ata i kërkojnë kreut të qeverisë në Tiranë që t`ua mundesojë prindërve të tyre në Kosovë që të pajisen me shtetësinë shqiptare, për t`i ikur regjimit të padrejtë të vizave, siç e cilësojnë ata.
“Ne jemi 75 kompani gjermane me diku rreth 1500 punëtorë në Bayern te Gjermanisë. Disa nga ne jemi shtetas gjermanë ndërsa të tjerët shtetas kosovarë. Duke e parë situatën e fundit nga e cila rezulton se kosovaret, pra prindërit tanë, edhe më tej janë të getoizuar duke mos u liberalizuar vizat, ne si taksapagues gjermanë konsiderojmë se kosovarëve u janë shkelur të drejtat themelore, liria e lëvizjes“, thuhet në fillim të letrës, të nëshkruar nga Ilir Ilir Seferi Besa Foundation e.V. München, të dërguar edhe në adresë të albinfo.ch
Dhe letra vazhdon me kërkesën konkrete: Prandaj jemi duke kërkuar alternativa të ndryshme per prindërit tanë ne Kosovë. I dashur Kryeministër Zt. Edi Rama,
Prindërit tanë kosovarë na mësuam që të punojmë zellshëm, te integrohemi, te krijojmë vende të lira te punës, mirëpo pikërisht këta prinder nuk mund të na vizitojnë, sepse janë te getoizuar ne Kosovë, thuhet më tutje në letër, transmeton albinfo.ch.
Të gjithë qytetarët e vendeve fqinje reth e përqark kosovës udhëtojnë pa viza në BE edhe pse kushtet ekonomike te këtyre vendeve nuk janë aspak më të mira se të kosovarëve.
Ne, shtetasit dhe taksapaguesit gjermanë ndjehemi të turpëruar me politikën e segregacionit te BE kundrejt Kosovës.
Prandaj ju pyesim dhe kërkojmë nga ju që prindërit tanë t`i pajisni me pasaporta shqiptare.
Nëqoftëse një kosovar i nacionalitetit serb nga Graqanica ose nga Mitrovice ka te drejtë të posedojë pasaportë të Serbisë, atëhere po ashtu nje kosovar iu nacionalitetit shqiptar, i Prekazit ose i Prishtinës duhet të ketë të drejtën të posedojë pasaportën e shtetit shqiptar.
Zt. Rama, ju jeni adresa jonë e parë, duke mos e përjashtuar mundësinë që t`u drejtohemi edhe kryeministrave të shteteve tjera, pasi që kjo kërkesë fare nuk ka të bëjë me ndonje aromë nacionalizmi por vetëm dhe vetëm me nevojën themelore univerzale të njeriut për lëvizje të lirë.
Gjithashtu interesi ynë si komunitet i biznesit është që të investojmë në Ballkan dhe Shqipëria shihet si një prej vendeve favorite, që prej se keni filluar ju të udhëhiqni Shqiperinë.
Ne jemi duke kërkuar alternative sepse mendojme se është turpi i shekullit për t`i izoluar 1.8 milion njerez. Kosova është cilësuar si vend i sigurt i origjinës dhe si rrjedhojë kosovarët nuk kanë të drejtë të kërkojnë azil politik, mirëpo duhet të kenë të drejtë të lëvizin lirshëm
Sa për ilustrim pas skandalit të FIFA- s, çfarë faji kanë francezët nëqoftë se Michel Platini është i korruptuar, a duhet tani të izolohen francezet që të mos luajnë futboll?“, përfundon letra e afaristëve kosovarë të Gjermanisë, të cilët i kërkojnë z. Rama që t`u ktejë përgjigje zyrtare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











