Shqipëria
Cilat linja për Itali anulohen nga aeroporti i Tiranës
Për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit në Itali, Shqipëria anulon fluturimet e parapara për atje.
Përmes një njoftimi, Aeropori Ndërkombëtar i Shqipërisë “Nëna Terezë” ka bërë të ditur se kanë anuluar disa fluturime të parapara për itali, si shkak parandalimi i përhapjes së koronavirusit, shkruan albinfo.ch.
Ky është njoftimi i plotë:
Të dashur pasagjerë,
Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë do të anulohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” sipas listës së mëposhtme:
•Aeroporti Milano Malpensa (MXP)
•Aeroporti Milano Bergamo (BGY)
•Aeroporti Bologna (BLQ)
•Aeroporti Firenze (FLR)
•Aeroporti Genoa (GOA)
•Aeroporti Perugia (PEG)
•Aeroporti Pisa (PSA)
•Aeroporti Rimini (RMI)
•Aeroporti Venezia (VCE)
•Aeroporti Verona (VRN)
Ky pezullim hyn në fuqi menjëherë, deri në një njoftim të dytë.
Njoftojmë së të gjitha destinacionet e mëposhtme vazhdojnë fluturimet normalisht.
Ancona (AOI)
Roma (FCO)
Torino (TRN)
Bari (BRI)
Për çdo informacion tjetër zyrtar ju lutem ndiqni mediat sociale të aeroportit dhe faqen web: www.tirana-airport.com
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












