Bota
Aeroporti me më shumë linja ajrore
Frankfurti është aeroporti numër një si për lidhjen e drejtpërdrejtë, ashtu edhe për lidhjet tranzit. Në shumicën e shpërndarjeve të mëdha, kompanitë ajrore kanë mbajtur ose rritur pjesën e tyre
Rumania renditet më e larta me lidhjen direkte të transportit ajror midis vendeve në Evropën Juglindore, sipas një raporti të ri të Këshillit të Aeroportit Ndërkombëtar (ACI).
Shqipëria së bashku me Moldavinë, ka një renditje të ulët. Në Ballkan kryeson Serbia dhe Mali i Zi, ndërsa renditje më të ulët, edhe se Shqipria, ka Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina.
Me një rezultat prej 1,688 pikësh, Rumania është udhëheqëse midis vendeve të EJL, e ndjekur nga Kroacia me 1,401, sipas Raportit të Lidhjes së Industrisë të Aeroportit 2019 të publikuar nga ACI Europe, transmeton Monitor.
Rezultati i lidhjes direkte mbulon shërbimet e drejtpërdrejta ajrore të disponueshme nga aeroportet, të matur jo vetëm në drejtim të destinacioneve, por edhe në aspektin e frekuencës, prcjell albinfo.ch.
Bullgaria renditet e treta mes vendeve të EJL me 979 pikë, ndërsa Serbia është e katërta me 632, tregon raporti. Mali i Zi shënon 295, ndërsa Moldavia dhe Shqipëria kanë përkatësisht 281 dhe 255 pikë.
Në fund të renditjes, Sllovenia ka 248 pikë, e ndjekur nga Maqedonia Veriore me 186. Bosnja dhe Hercegovina renditet e fundit midis 43 vendeve europiane me 115 pikë.
Moldavia ka shënuar përmirësimin më të mirë në rezultatin e saj prej 149.2%, në periudhën midis 2009 dhe 2019, e ndjekur nga Kroacia me 104.9% dhe Maqedonia Veriore me 97.3%.
ACI Europe me bazë në Bruksel përfaqëson interesat e mbi 500 aeroporteve në 45 vende evropiane.
Raporti llogarit për këtë renditje, numrin e destinacioneve, frekuencën e shërbimeve dhe cilësinë e lidhjeve në dispozicion në aeroporte. Ai gjithashtu mat lidhjen e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të aeroporteve dhe lidhjes së shpërndarjes, të përcaktuar si numri i fluturimeve lidhëse të lehtësuara nga shpërndarësit (tranziti).
Lidhshmëria e aeroportit në Evropë u rrit me 46% gjatë viteve 2009-2019, me një rritje të lidhjes indirekte që tejkalon lidhjen direkte. Lidhshmëria nga Evropa në Lindjen e Mesme dhe nga Evropa në Azi-Paqësor, u rrit më shpejt se në rajonet e tjera të botës.
Frankfurti është aeroporti numër një si për lidhjen e drejtpërdrejtë, ashtu edhe për lidhjet tranzit. Në shumicën e shpërndarjeve të mëdha, kompanitë ajrore kanë mbajtur ose rritur pjesën e tyre.
Rritja e lidhjeve në Evropë është ngadalësuar në 2019 dhe lidhja në shpërndarëset e saj të mëdha ka kohë që është rritur më ngadalë sesa në aeroportet kryesore në rajone të tjera.
E-Diaspora
-
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu Libri sjell rrëfime të fuqishme dhe tronditëse të fëmijëve të gjymtuar gjatë luftës në Kosovë... -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri












