Koronavirusi: çast pas çasti
Aeroporti më i mirë në botë paralajmëron zgjatje të krizës
Aeroporti Changi i Singaporit ka paralajmëruar një “periudhë të frikshme”, pasi pandemia Covid-19 nuk tregon shenja të zbutjes.
Qendra e tranzitit aziatik është votuar si Aeroporti më i mirë në botë për të tetin vit radhazi, shkruan BBC, raporton Insajderi.
Changi ka pezulluar operacionet në dy terminale, pasi fluturimet kanë rënë në nivelet më të ulëta në historinë e saj.
Ai ka pezulluar gjithashtu ndërtimin e një terminali të pestë për të paktën dy vjet.
“Beteja me Covid-19 sapo ka filluar”, tha Changi Airport Group në raportin e tij vjetor. “E ardhmja duket e frikshme me situatën që nuk tregon shenja pakësimi të infektimeve”.
Rezultatet vjetore të kompanisë mbulojnë periudhën deri në fund të marsit 2020. Kjo nuk përfshin pjesën më të madhe të uljes drastike të numrit të pasagjerëve që kur u zhvillua pandemia në janar. Singapori ndaloi hyrjen dhe tranzitin e vizitorëve afatshkurtër në 23 mars.
Por pasojat nga ata muaj ende kanë ndikim të madh, duke zhdukur fitimet e mëparshme të krijuara gjatë pjesës më të madhe të vitit 2019. Fitimet ranë 36% në 435 milionë S $ (319 milionë $, 246 milionë).
Për vitin 2020 Changi u votua Aeroporti më i mirë në botë për të tetin vit radhazi, sipas renditjes nga analistët me bazë në Mbretërinë e Bashkuar Skytrax
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











