Kosova
Aeroporti mbushet me mërgimtarë, 50 aeroplanë vetëm sot drejt Prishtinës
Korriku, muaji i mërgimtarëve shqiptarë, mijëra udhëtarë drejt Kosovës

Ardhjet e diasporës shqiptare në Kosovë përmes aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” tashmë kanë filluar, transmeton albinfo.ch.
Vetëm gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se do të aterojnë rreth 50 aeroplanë nga vende të ndryshme të botës me mërgimtarë tanë, ndërsa 20 fluturime të tjera planifikohen të zbresin deri të shtunën në ora 09:00, shkruan albinfo.ch.
Muajt e verës tashmë po sjellin mërgimtarët në vendlindje. Mijëra udhëtarë kanë ardhur vetëm këto ditë e para të muajit korrik.
Nga ana tjetër, ardhjet e shumta janë edhe me automjete, por këtë vit, shumë prej tyre po e shfrytëzojnë Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”, shkruan tutje albinfo.ch.
Kompania e njohur e fluturime, Chair, ka fluturime çdo ditë drejt Prishtinës.
Aeroplanët e kësaj kompanie po zbarkojnë mërgimtarë të shumtë nga shteti i Zvicrës në Kosovë. Vlen të theksohet se shteti zviceran dhe ai gjerman prijnë me ardhjet e mërgimtarëve.
Pothujase të gjitha kompanitë kanë shtuar dukshëm linjat ajrore për shkak të kërkesës së jashtëzakonshme për të udhëtuar drejt Kosovës.
Kujtojmë se në vitin e kaluar pandemik shumë mërgimtarë hezituan të vijnë në Kosovë për shkak të Covid. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor