Maqedonia
Aeroporti i Shkupit, i 5-ti më i ngarkuari në rajon
Rreth 2.9 milionë pasagjerë ka regjistruar vitin e kaluar Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit. Kjo e radhit këtë aeroport si të pestin më të ngarkuar në rajon.
Ndërsa nga shifrat e publikuara nga faqja e specializuar e aviacionit “Exyuaviation”, aeroporti i Beogradit ka pasur më së shumti pasagjerë në vitin 2023 me 7,95 milionë pasagjerë, i dyti është ai i Zagrebit me 3,72, në vendin e tretë është aeroporti i Prishtinës me 3,42 milionë. I katërti për nga numri i pasagjerëve është aeroporti i Splitit me 3.59 milionë pasagjerë, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2023, Shkupi për herë të parë kapërceu aeroportin tradicionalisht më të ngarkuar në Dubrovnik.
Krahasuar me periudhën para Covid (2019), aeroporti i Beogradit regjistroi 1.8 milionë pasagjerë më shumë, Prishtina një milion dhe Shkupi 400 mijë pasagjerë shtesë.
Vitin e kaluar, më së shumti pasagjerë kanë fluturuar me kompaninë ajrore “Wiz-Air” (5,9 milionë), që është 1,8 milionë më shumë krahasuar me vitin 2019.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











