Integrimi
Adrian Paci ekspozon në Cyrih “Me duart e veta”
"Paci, qe shpërngulur në vitin 1997 në Itali dhe sot konsiderohet si njëri ndër artistët më të rëndësishëm italianë"
Artisti i njohur shqiptar me qëndrim në Itali, Adrian Paci, ka hapur më 22 janar një ekspozitë personale në Cyrih. Punimet e tij kanë në fokus migrimin. Mirëpo as ikja në vetvete dhe as mbërritja në cakun e migrimit nuk e interesojnë atë por vetëm ajo periudha e ndërmjetme «transite» në mes të vendit të braktisur dhe atij të synuar, shkruan gazeta Berner Zeitung në një prezantim të gjerë të ekspozitës dhe të autorit.
Ekspozita në galerinë Kihlmann e cila do të qëndrojë e hapur deri më 12 mars, mban titullin «Sue proporie mani» (Duart e veta).
Paci është i lindur para 47 viteve në qytetin e lashtë Shkodër. Ky qytet ka qenë që nga kohët romake një qendër me peshë, si lidhje me rrugët e rëndësishme tregare dhe në këtë mënyrë edhe një sheqerkë tërheqëse për të gjjitha mësymjet imperialiste, prandaj dhe për atë italiane. Në fillim të viteve `90 në Shkodër filluan trazirat të cilat në fund e përmbysën diktaturën e hekurt të Enver Hoxhës në Shqipëri.
Paci, si një piktor i mbaruar i Akademisë Shqiptare të Arteve që ende karakterizohej nga arti klasik, qe shpërngulur në vitin 1997 në Itali dhe sot konsiderohet si njëri ndër artistët më të rëndësishëm italianë.
Kuratorja e ekspozitës në Cyrih, Mirjam Varadinis na prezanton veç tjerash edhe veprat nga ekspozita e njohur e Adrian Pacit «Shifting Identities» e vitit 2008 dhe videon e tij të njohur «Centro di permanenza temporanea» (qendra e paraburgimit) që ishte bërë shenjë dalluese e gjendjes shpirtërore të përshkruar në ekspozitë, të një identiteti fluid «në mes të këtu dhe atje», transmeton albinfo.ch.
Në këtë video shihen njerëzit duke u shtyrë për të hipur në shkallët e aeroplanit. Por vetëm në fund ata shohin se aerolani nuk ndodhet askund dhe se shkallët qëndrojnë të vendosura në asgjë! A nuk e kalojmë ne të gjithë jetën në shkallë të tilla? Duke pritur, duke shpresuar, duke u shtyrë me bërryla, me kokë diku jetër, atje ku të pëlqen të jemi…», shkruan autorja e vështrimit të botuar në gazetë zvicerane
Ndër veprat e reja që ekspozon Paci janë dy thasë të gjetur rastësisht, përplot zarfa me letra të vjetra. Ato i kishin shkruar ushtarët italianë të cilët pas luftës kishin mbetur ende në Shqipëri. «E dashur nënë, u bënë pothuaj tre vjet që kur jemi parë për herë të fundit dhe ka 16 muaj që nuk kam marrë asnjë lajm nga ju», mund të lexohet në njërin nga tekstet prekëse të këtyre letrave. Ato ishin nisur por nuk kishin mbërritur kurrë në destinacion pasi që ishin bllokuar në postën qendrore shqiptare. Në videon e realizuar mbi këtë motiv, aktorët shqiptarë lexojnë në ndërtesën e Pallatit të Zogut porositë nga letrat, adresantët e të cilëve tashmë nuk jetojnë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 12 mars mban titullin «Sue proporie mani» (Duart e veta) në galerinë Kilhmann që ndodhet në godinën Diagonal (përballë rrokaqiellit Prime Tower).
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten
















