Integrimi
Adonis Përgjegjaj, “mbret” i thënieve të mençura në instagram
Ai ka tashmë 130 mijë ndjekës në këtë rrjet social që frekuentohet më shumë nga të rinjtë. Të gjithë janë nga zonat gjermanishtfolëse, shumica, femra
Adonis Përgjegjaj mund të jetë një emër anonim për lexuesit tradicionalë, por ai ka tashmë një status kulti në mesin e adhuruesve të rinj të thënieve të tij që i poston në instagram. I riu shqiptar ka tashmë 130 mijë ndjekës në këtë rrjet social që frekuentohet më shumë nga të rinjtë, shkruan 20minuten.ch.
Ata dhe sidomos ato, rini nga zonat gjermanishtfolëse (Gjermani, Austri, Zvicër) e kanë bërë tashmë idhull shqiptarin 28 vjeçar me prejardhje nga Peja e me qëndrim në Wittenbach të St.Gallenit.
Fillimisht ai kishte nisur që mendimet dhe batutat e veta t`i shpërndante përmes facebook-ut, transmeton albinfo.ch. Por para 16 muajve atij i lindi ideja që thëniet e tij t`i kombinonte me fotografi dhe t`i plasonte në instagram. Sipas tij, kjo platformë është më e përshtatshme për këtë lloj postimesh.
Shprehjet interesante atij i bien në mend gjatë ditës dhe ai i shënon ato përkohësisht në celularin e tij. “Pastaj në mbrëmje e përpunoj fotografinë duke e përshtatur me tekstin përkatës”, sqaron Adonisi, përcjell albinfo.ch. Dhe, kjo çfarë po bën ai, është një paraqitje krejtësisht e re në këtë sferë!
“Ai më fascinon me tekstet e tij”, thonë një e re vjeneze. “Disa nga thëniet e tij përshtaten tërësisht me ato që përjetoj unë”, shprehet një 21 vjeçare nga Winterthuri.
“Femrat, për ndryshim nga meshkujt janë më emocionale dhe nuk turpërohen të tregojnë emocionet e tyre”, thotë Adonis, i cili merr shumë shkresa nga adhurueset e tij. Meshkujt kanë më pak mirëkuptim për këtë krijimtari të të riut nga Kosova, por ndodh që edhe ata ta kontaktojnë, duke i kërkuar këshilla për krizat në partneritet, shprehet ai.
Aktualisht Adonisi është beqar. “E kam pasur një lidhje deri vonë, e cila ka zgjatur gjashtë vite. Por unë profilin tim në instagram nuk e shfrytëzoj për të flirtuar me femra, transmetoin albinfo.ch. Unë e dua një partnere te e cila mund të jem i sigurt që ta kaloj me të gjithë jetën e mbetur”.
Tashmë kanë filluar edhe interesimet e ndërmarrjeve të ndryshme për punën e Adonisir. Ato i kanë ofruar para që me ndihmën e tij të fitojnë më shumë klikime. Por ai thotë: “Unë e udhëheq profilin tim në instagram vetëm për mendimet e mia dhe për asgjë tjetër. “
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













