Futboll
Adnan Januzaj ftohet nga Belgjika
Belgjika do ta vazhdojë rrugëtimin në kampanjën kualifikuese për EURO 2020
Trajneri i ekipit kombëtar të Belgjikës, Roberto Martinez, ia ka besuar Adnan Januzajt një vend në skuadrën e zgjedhur për dy ndeshjet e radhës të Kombëtares, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.
Belgjika do ta vazhdojë rrugëtimin në kampanjën kualifikuese për EURO 2020 fillimisht me ndeshjen kundër San Marinos në shtëpi, më 10 tetor, ndërsa tre ditë më vonë do ta vizitojnë Kazakistanin, shkruan Gazeta Express.
Të dyja këto ndeshje janë të vlefshme për Grupin I kualifikues në EURO, që Belgjika e kryeson me rekord të përsosur deri më tani. Skuadra e Martinezit i ka grumbulluar 18 pikë nga gjashtë ndeshjet e para, të cilat i ka fituar të gjitha.
Për ta vazhduar këtë rekord të përsosur, Martinez ia ka besuar një vend në skuadrën e tij edhe anësorit 24-vjeçar me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzajt, i cili luan në La Liga për Real Sociedadin.
Januzaj do ta ketë mundësinë t’i bërë paraqitjen e 12-të dhe të 14-të për Kombëtaren belge, që prej debutimit të tij në këtë skuadër, më 7 qershor të vitit 2014. Gjatë kësaj periudhe, ai e ka shënuar vetëm një gol.
Ish-lojtari i Manchester Unitedit e ka fituar këtë ftesë nga Belgjika falë paraqitjeve të tij këtë sezon për Real Sociedadin në La Liga. Deri më tani i ka bërë gjashtë paraqitje dhe ka kontribuar me një asist, përcjell Albinfo.ch.
Lista e plotë e Belgjikës
Portierë: Thibaut Courtois (Real Madrid), Simon Mignolet (Club Brugge), Matz Sels (Strasbourg), Hendrik Van Crombrugge (Anderlecht);
Mbrojtës: Toby Alderweireld (Tottenham Hotspur), Dedryck Boyata (Hertha Berlin), Timothy Castagne (Atalanta), Leander Dendoncker (Wolves), Brandon Mechele (Club Brugge), Thomas Vermaelen (Vissel Kobe), Jan Vertonghen (Tottenham Hotspur), Thomas Meunier (Paris Saint-Germain);
Mesfushorë: Yannick Carrasco (Dalian Yifang), Nacer Chadli (Anderlecht), Dennis Praet (Leicester City), Maxime Lestienne (Standard Liege), Youri Tielemans (Leicester City), Hans Vanaken (Club Brugge), Yari Verschaeren (Anderlecht), Axel Witsel (Borussia Dortmund);
Sulmues: Michy Batshuayi (Chelsea), Christian Benteke (Crystal Palace), Eden Hazard (Real Madrid), Thorgan Hazard (Borussia Dortmund), Adnan Januzaj (Real Sociedad), Romelu Lukaku (Inter), Dries Mertens (Naples), Divock Origi (Liverpool)
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











