Bota
Abuzime me çmimet në Itali, pas shfaqjes së koronavirusit
Me shfaqjen e koronavirusit në Itali, çmimet janë rritur në disa produkte shëndetësore, madje qindra herë
Askush nuk dëshiron t’i bëjë moral tregut, sepse çmimi dhe kërkesa është ofertë, sa më shumë rritet kërkesa, aq më shumë edhe çmimi, por në disa argumente ekonomia duhet t’ia lejë vendin humanizmit. Një nga këto raste është shëndeti.
Në ditën në të cilën koronavirusi është shfaqur në Itali me dhjetëra raste të verifikuara, çmimet i disa sendeve shëndetësore të shitura në portalet kryesore të ecommerce janë rritur së tepërmi. Xhelet sterilizues që në farmaci kushtojnë 4 euro janë shitur për 200 euro në këto ditë, shkruajnë mediat shqiptare.
Saktësojmë që Amazon, i përmendur në artikull, nuk ka të bëjë me çmimet që vendosen nga shitësit, përcjell albinfo.ch.
Ashtu sikurse markat e produkteve të përmendura, ato janë të huaja. Jemi përballë disa shitësve individualë, që kanë grumbulluar disa pajisje mjekësore, duke i shitur në grup nga 6 apo 12 copë, me çmime të çmendura.
Rritje edhe me 1000%
Mund të gjenden higjenizues për duart, ato që përdoren zakonisht, pasi keni qenë në transport publik, që nga 4 euro copa (çmimi mesatar në farmaci), deri në 26 euro. Një çmim i kripur përtej 500%. Por, ka nga ata që abuzojnë shumë keq, duke e çuar një cope deri në 35/40 euro duke e kaluar 1000%.
E njëjta gjë ndodh edhe për maskat kirurgjikale. Sipas Entit Italian për mbrojtjen e të drejtave të Konsumatorëve Codacons pas një monitorimi konstant prej disa ditësh ka denoncuar se çmimi i shitjes online të një maske mbrojtëse është rritur me 1700 për qind.
Online çmimi i shitjes së një maske ka arritur në shumën 40 euro në platformën “Amazon”, konfeksioni me 5 maska shitet 189 euro, kur dikur çmimi i një maske ishte vetëm 0.10 cent. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











