Kosova
Abelard Tahiri emërohet kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së
U bë e ditur se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka emëruar sot me vendim unanim kryetar të Grupit Parlamentar, deputetin Abelard Tahiri.
Në këtë mbledhje, të cilën e udhëhoqi kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, u diskutua edhe për ndarjen e përgjegjësive të deputetëve të PDK-së në Legjislaturën e tetë.
Pas diskutimeve të deputetëve, u caktuan edhe udhëheqësit e komisioneve parlamentare, me të cilat do të kryesojë Partia Demokratike e Kosovës, si dhe u dhanë propozimet për zëvendës kryetarët dhe anëtarët e komisioneve parlamentare.
Në Legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës, PDK si partia e dytë, me 19 deputetë, ka nënkryetarin e Kuvendit, deputetin Bedri Hamza si dhe i udhëheq dy komisione parlamentare.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












