Integrimi
Gazeta zvicerane pyet: A po diskriminohen shqiptarët në Zvicër?
Media në fjalë ka marrë si shkas për këtë artikull edhe rastin e kontrollimit të hollësishëm që i është bërë makinës së një shqiptari të ri (Anton Oroshi)
Konfirmimi i bërë së fundi nga Komisioni Federal kundër Racizmit sipas të cilit anulimi i Alba Festivalit në Cyrih përbën akt diskriminues, ka ringjallur debatin mbi diskriminimin ose jo të shqiptarëve në Zvicër.
Kështu, versioni online i gazetës Blick është marrë me këtë temë në një artikull të zgjeruar, të publikuar në orët e pasdites së sotme, shkruan albinfo.ch. Media në fjalë ka marrë si shkas për këtë artikull edhe rastin e kontrollimit të hollësishëm që i është bërë makinës së një shqiptari të ri (Anton Oroshi).
“Kontrollet e policisë dhe anulimi i Festivalit Alba në Cyrih i kanë bërë më të züeshme akuzat se komuniteti shqiptar po diskriminohet. Eksperti i migracionit Hilmi Gashi (55) konfirmon: paragjykimet ndaj këtij komuniteti janë ushqyer me dekada”, shkruan gazeta.
Ajo që filloi si një udhëtim i rehatshëm me makinë për në shtëpi përfundoi me një kontroll policor dyorësh dhe akuza për racizëm kundër policisë kantonale të Cyrihut, trasnmeton albinfo.ch. Anton Oroshi (34), i cili po udhëtonte me një Porsche me të dashurën e tij të dielën, iu nënshtrua një kontrolli të ashpër policie.
Pasi ka treguar pasaportën zvicerane, ai është pyetur nga policia se nga vjen emri i tij. Oroshi është i bindur se gjatë këtij kontrolli është bërë viktimë e racizmit.
“Pyetja e dytë gjatë kontrollit ka qenë se nga ka prejardhjen emri im”, thotë Oroshi. “Unë mendoj se kjo është e pafytyrë, përse njerëzit nga Ballkani duhet të preken gjithmonë!” Është e ditur se njeriu mund të punojë dhe të kursejë për një makinë të tillë. Ai dhe e dashura e tij gjithashtu nuk kanë ngarë kurrë shumë shpejt makinën e tyre në Zvicër. Ai ka shkelur “në të kuqen” vetëm një herë – kjo i kushtoi 250 franga.
Pyetja për origjinën është e pavend dhe joprofesionale
Për Hilmi Gashin (55), anëtar i Komisionit Federal për Migrim dhe njohës i problematikës, incidenti me postbllokun policor dhe Porsche-ja nuk është befasi. Ai vetë ka rrënjë kosovare.
Edhe pse incidente si kjo nuk e tronditin më, ai thotë se ato nuk duhen toleruar. “Pyetja për prejardhjen e emrit është krejtësisht e pavend dhe joprofesionale”, thotë Hilmi Gashi. Përveç kësaj, kjo konfirmon përshtypjen e të prekurve se po kontrollohen për shkak të origjinës së tyre dhe po trajtohen edhe më ashpër.
Diskriminimi ndaj shqiptarëve apo shqiptarëve të Kosovës ka kohë që është problem në Zvicër, thotë Gashi. “Për dekada, paragjykimet kundër këtij grupi të popullsisë janë ushqyer nga fushatat politike të urrejtjes nga SVP dhe stereotipet e mediave, përcjell albinfo.ch.” Kjo lë gjurmë. “Dhe kjo po ndodh përkundër faktit se njerëzit me prejardhje kosovare tani janë shumë të suksesshëm në shkencë, biznes, sport dhe kulturë. Stereotipet negative me sa duket jetojnë më gjatë në mendjet e njerëzve”.
Diskriminimi vërehet edhe në fusha të tjera. Gashi është i bindur se njerëzit stigmatizohen për shkak të origjinës së tyre, për shembull në shkollë dhe kur kërkojnë një banesë apo punë.
Ngjashëm flet edhe mjeku i njohur, neuropsikiatri Besnik Abazi. Ai tregon se derisa ishte duke ecur me makinë me disa bashkatdhetarë të tjerë është ndaluar në rrugë nga policë të një njësie speciale të armatosur. Ata, sipas tij, kanë pasur një sjellje arrogante dhe kërcënuese, transmeton albinfo.ch. Vetëm kur ai u ka treguar dokumentacionin që tregon profesionin e tij prej mjeku, policët kanë ndryshuar sjelljen e tyre.
Latif Thaqi, një shqiptar tjetër nga Zvicra tregon po ashtu përvojat e tij jo të mira në këtë drejtim. Ndërsa i riu Fadil Hasani, i lindur në Zvicër thotë se kurrë nuk është ndier i diskriminuar në Zvicër.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











