Lajme
A mund të ketë një valë të dytë të virusit, flasin ekspertët
Një valë e dytë e krizës së Covid-19 është paralajmëruar nga shumë shkencëtarë dhe ekspertë të fushës.
Kohëve të fundit është vërejtur një rënie e dukshme e numrit të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi. Ky duket si një lajm i mirë, mirëpo disa ekspertë janë duke paralajmëruar se bashkë me lirimin e masave nga shumë shtete, do të vijë edhe një valë e dytë e infeksioneve dhe një rritje më e madhe e numrit të personave të infektuar gjatë muajve dhe javëve të ardhshme.
Këto paralajmërime zakonisht janë të mbështetura në pandemitë e kaluara, përkatësisht pandemisë së gripit në vitin 1918. Gjatë këtij viti, shumica e njerëzve ishin infektuar gjatë shpërthimit të valës së dytë.
Ekspertët kanë krijuar disa skenare, sipas së cilave edhe pse virusi mund të infektojë shumë njerëz gjatë këtyre javëve, fuqia dhe potenciali i infektimit mund të jetë më i dobët. Vala e dytë mund të jetë më e dobët për nga intensiteti, për arsye se njerëzit kanë krijuar imunitet për shkak të ekspozimit ndaj koronavirusit si dhe sistemi shëndetësor është më i përgatitur për një skenar të tillë.
Si përfundim, ekspertët kanë shpresë se edhe nëse do të ketë një valë të dyte të infeksioneve me Covid-19, potenciali dhe intensiteti i virusit do të jetë shumë me i ulët nga sa ka qenë në valën e parë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












