Bota
Sa është e vështirë të marrësh nënshtetësinë amerikane
Por nuk është aq e thjeshtë sa të kalosh kohë në SHBA. Qytetarët e ardhshëm duhet të paguajnë një tarifë prej 725 $, përveç dhënies së provimit të nënshtetësisë
Duke qenë se politikat amerikane të emigracionit të qeverisë Trump, po bëhen shumë më agresive, nënshtetësia po kthehet në një aset gjithnjë e më të vlefshëm.
Më shumë se 544,000 emigrantë u bënë qytetarë amerikanë në tre tremujorin e parë të vitit fiskal 2018, gjithsej një rritje prej 15% nga e njëjta periudhë e një viti më parë, sipas të dhënave të fundit nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare.
Rritja më e madhe nga viti në vit është shënuar në tremujorin e parë të vitit 2018, megjithatë ka pasur një rënie të lehtë në tremujorin e tretë.
Shumica e emigrantëve mund të aplikojnë për nënshtetësinë amerikane pasi të kenë qenë banorë rezident për pesë vjet, ose tre vjet pas martesës me një shtetas amerikan, transmeton ‘Scan’.
Agjencia amerikane e emigracionit vlerësoi se në vitin 2015 kishte rreth 13.2 milionë banorë të përhershëm, dhe 9 milionë prej tyre do të kualifikoheshin për nënshtetësi pas aplikimit, përcjell albinfo.ch.
Por nuk është aq e thjeshtë sa të kalosh kohë në SHBA. Qytetarët e ardhshëm duhet të paguajnë një tarifë prej 725 $, përveç dhënies së provimit të nënshtetësisë, gjë që mund të jetë sfiduese edhe për ata që e kanë kaluar gjithë jetën e tyre në SHBA, përcjell albinfo.ch.
Shumë nuk e kanë parë të domosdoshme të aplikojnë deri në vitin e kaluar, duke pasur parasysh rëndësinë e të votuarit në zgjedhjet që do të zhvilloheshin në atë kohë.
Nuk ka pasur ndonjë ndryshim të madh në numrin e qytetarëve të rinj gjatë viteve të fundit, por projekti për vitin 2018 mund të tregojë fillimin e një rritjeje.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














