Kosova
A do të ketë lëvizje për krijimin e qeverisë së re këtë javë?
Presidenti Thaçi paralajmëroi se këtë javë do të ndërmarrë hapat kushtetues për të mundësuar një qeveri të re të Kosovës. Deklaratën e Thaçit në Twitter e shpërndau i ngarkuari amerikan për dialogun, Richard Grenell.
I ngarkuari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, paralajmëroi se tarifa dhe reciprociteti ndaj Serbisë mund të hiqet këtë javë dhe sapo ato të hiqen, dialogu Kosovë-Serbi do të fillojë seriozisht. Këtë deklaratë, Richard Grenell e bëri në Twitter, ku njoftoi se ka biseduar me telefon me liderët politikë në Kosovë e Serbi, duke mos saktësuar se me cilët.
Grenell: Atëherë bisedimet fillojnë seriozisht
Më 1 prill kryeministri i Kosovës në detyrë Albin Kurti e ka hequr tarifën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, por, vendosi masë reciprociteti tregtar ndaj Serbisë. “Sapo të hiqen tarifat dhe reciprociteti, mbase këtë javë, atëherë bisedimet fillojnë seriozisht. Unë kam biseduar me udhëheqësit në Serbi dhe në Kosovë për të sqaruar, se ata duhet të fillojnë të ndërtojnë besim në përgatitje, dhe ata janë angazhuar ta bëjnë këtë”, shkroi Richard Grenell në twitter. Ai i bëri këto komente njëkohësisht duke e shpërndarë një postim po në twitter të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili paralajmëroi se “javën tjetër ai do të ndërmarrë hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një qeverie të re të Kosovës.
“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga parlamenti, e aftë për të luftuar COVID-19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën”, shkroi presidenti Thaçi.
Ky i fundit tri herë radhazi i kërkoi liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti, që të dërgoj emrin e mandatarit të ri për kryeministër, pas mocionit të rrëzimit të qeverisë Kurti me 25 mars, por, ky i fundit nuk i ka dërguar emër akoma, duke e ripërsëritur se presidenti vetëm mund të shpallë zgjedhje të reja, pas pandemisë. Në një letër që kryeministri në detyrë i shkroi presidentit, ai tha se “nuk e refuzon kërkesën e presidentit, mirëpo, ajo që nuk e kam te qartë është standardi i dyfishtë që Ju dhe partitë politike po tentoni ta impononi në rrugë jokushtetuese, pas këtij mocioni mosbesimi i cili nuk dallon në aspekt formal dhe material nga praktikat e mëhershme”.
Reagime të Vetëvendosjes
Pas deklarimit të Richard Grenell, se këtë javë mund të hiqet tarifa dhe reciprociteti ndaj Serbisë në mënyrë që t’i hapet rruga seriozisht dialogut, reagoi zëvendëskryeministri në detyrë nga radhët e Vetëvendojes, Haki Abazi. “Tarifat janë hequr tashmë. Udhëheqësit dhe përfaqësuesit e vërtetë të popullit të Kosovës u zgjodhën më 6 tetor 2019. Pse po tregon mosrespektim për një vend miqësor demokratik dhe qeverinë e tij? Liderët në demokraci përcaktohen nga zgjedhjet dhe mbështetja / votat e njerëzve”, shkroi Haki Abazi në Twitter.
Ndërkohë, ndaj presidentit Thaçi dhe paralajmërimit të tij se reciprociteti ndaj Serbisë duhet të hiqet ashtu siç po kërkon SHBA, reagoi ministrja e në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që vjen po ashtu nga Vetëvendosje, e cila thotë se “po përgatitet një marrëveshje e keqe për vendin”. “Presidenti i partive PLAN, bëri paralajmërime që do të ndërmarrë veprime jokushtetuese për formimin e Qeverisë si dhe paraqiti hapur qëndrimin për heqje të reciprocitetit duke e dëmtuar e rënduar edhe më shumë pozicionin e Kosovës. Kosova dhe qytetarët ia kanë parë sherrin këtij njeriu, i cili është në gjendje të bëjë gjithçka për hir të vetvetes! Qëndrimi i tillë është paralajmërim i hapur se po përgatitet marrëveshje e keqe për vendin dhe e gjithë kjo paraprakisht përmes një plani të keq me qëllim të shkeljes dhe përmbysjes së vullnetit të qytetarëve”, shkroi Haxhiu në profilin e saj social.
Dialogu Kosovë-Serbi u ndërpre në nëntorin e vitit 2018, kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj i vendosi tarifën 100% në mallra Serbisë, pasi kjo e fundit nuk e ndalte aktivitetin e saj diplomatik kundër njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Që nga ajo kohë Beogradi kushtëzoi rifillimin e dialogut me heqjen e tarifës, kërkesë kjo që u mbështet edhe nga SHBA-së dhe Bashkimi Evropian. Këta të fundit nga ana e tyre emëruan Mirosllav Lajqak, si ndërmjetësues në dialogut Kosovë-Serbi. Lajqak, në një shkëmbim letrash me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ka thënë se “jam i inkurajuar pasi lexova në letrën tuaj që Kosova është e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve dhe procesin e dialogut, dhe është e gatshme të punojë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese”./ DW
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë












