Fun
Hysni Jupa posedon automobilin e Marilyn Monroe-s
Hysniu jeton në kantonin e Tessinës dhe kishte fat që kishte pasur një shok ushtrie, babai i të cilit, në një udhëtim në Los Angeles e kishte blerë këtë automobil, pa e ditur se kush ka qenë pronarja e parë e tij. Automobilin e blerë, ai e sjell në Zvicër.
Tani së voni plaku vdes dhe automobilin e blen Hysniu. Natyrisht, e blen krejt të pluhurosur dhe jashtë çdo funksioni.
Kur Hysniu i rreket punës për ta vënë në funksion automobilin, ngelet keq për disa pjesë, shkruan gazeta zvicerane Blick. Telefonon tek prodhuesi MG në Britani dhe sapo ky e jep nr. e prodhimit, në MG e kuptojnë se fjala është për automobilin e Marilyn Monroes, transmeton albinfo.ch. I tregojnë Hysniut dhe i ofrojnë blerjen. Natyrisht, Hysniu refuzon dhe ai sot është pronar i një automobili kaq të famshëm, të cilin do ta prezantojë këtë javë në festivalin e filimit në Locarno.
(poshtë në foton Hysniu bën verifikimin edhe me foto të Marilyn Monroes).
(P.SH.)
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









