Lajme
Jehona Kicaj: “Ekziston një moskuptim për historinë e vuajtjeve të shqiptarëve të Kosovës”
Autorja shqiptarogjermane thotë se në romanin e saj "ë" merret edhe me moskuptimin nga opinioni gjerman, të historisë së vuajtjeve të shqiptarëve

Jehona Kicaj është një shkrimtare e re me rrënjë nga Kosova, e cila ka bërë emër në rrethet letrare gjermane. Së fundi, romani i saj me titull simptomatk “ë” është përzgjedhur në listën e ngushtë për çmimin më të lartë gjerman të letërisisë, shkruan albinfo.ch.
Në një intervistë të dhënë për revistën “Annabelle” ajo flet gjerësisht për ndjeshmërinë e saj si shqiptare e Kosovës, ndaj vuajtjeve dhe diskriminimit që ka pësuar populli i saj në të kaluarën dhe për moskuptimin nga opinioni perëndimor, kryesisht ai gjerman, i kësaj historie vuajtjesh.
Në vazhdim, thekse nga intervista.
E pyetur përse për librin e saj ka zgjedhur titullin e pazakontë “ë”, një shkronjë që karakterizon gjuhën shqipe, por që shumë nga lexuesit gjermanishtfolës ndoshta nuk mund ta shqiptojnë, ajo thotë: Shkronja ë është ajo që bie më së shumti në sy dhe më e zakonshmja në tekstet shqipe.
Është e krahasueshme me tingullin schwa në gjermanisht, një tingull që shfaqet vetëm në rrokje dytësore të patheksuara, siç është “e” e errët në fund të “Gedanke”. Kur është në fund të një fjale në shqip, zakonisht nuk shqiptohet fare, por ndryshon theksin në fjalë. Kjo e bën atë një simbol për atë që trajton romani im: Luftën e Kosovës dhe pasojat e saj, të cilat kryesisht nuk thuhen në familjet shqiptare të Kosovës, si dhe në publikun e atdheve të tyre të reja. “ë” simbolizon pyetjen se çfarë ka mbetur e pathënë deri më tani”, transmeton albinfo.ch.
Pyetjes nëse në këtë mënyrë ajo do të donte të ishte një zë letrar për diasporën kosovare, ajo i përgjigjet: “Jo, këtë do ta konsideroja arrogancë. Përkundrazi, unë jam e shqetësuar për edukimin e njerëzve rreth luftës dhe për t’i bërë të dukshme fatet e saj. Në Zvicër, Austri dhe veçanërisht në Gjermani, Lufta e Kosovës shpesh përballet me injorancë, dhe një diskutim më i thelluar shpërfillet zakonsiht me konstatimin “është thjesht një çështje e vështirë”.
Lidhur me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë pa pasur mandatin e OKB-së, Kicaj shprehet se “shpesh has njerëz që përmendin menjëherë mungesën e një mandati të OKB-së për këtë operacion, sapo tregoj se jam nga Kosova. Kjo duket të jetë një lloj obsesioni. Është për të ardhur keq, sepse kjo ndërhyrje – siç e dimë, ishte një pikë kthese për Bundeswehr-in gjerman – ka këtu një histori dhe arsye për të cilat dihet pak. Mungesa e një mandati nuk është e gjitha që mund dhe duhet të thuhet për këtë luftë.
Pra, ekziston një pikë e verbër tepër e madhe për vuajtjet e popullsisë shqiptare të Kosovës në atë kohë. Që nga vitet 1980, por veçanërisht në vitet 1990, qeveria serbe ka ushtruar shtypje të rëndë kundër popullsisë shqiptare në Kosovë. Në mes të Evropës, ekzistonte një regjim arbitrar në të cilin shqiptarët ngacmoheshin, diskriminoheshin, pushoheshin nga puna, shtypeshin, arrestoheshin, torturoheshin ose vriteshin vetëm në bazë të etnisë dhe gjuhës së tyre. Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për këtë.
Njerëzit gjithashtu duket se kanë harruar se kjo luftë përfshinte një agresor (Serbinë) që kishte zhvilluar tashmë luftëra të përgjakshme në ish-Jugosllavi dhe të cilin ata donin ta ndalonin. Po ashtu nuk ka ndonjë vetëdije se në atë kohë, njerëzit që kishin humbur të afërmit në këtë luftë ishin tashmë pjesë e shoqërive të Gjermanisë dhe Zvicrës. “Letërsia kërkon diçka shumë themelore: aftësinë për të dëgjuar pa qenë në gjendje ta ndërpresësh rrëfyesin”, thotë ndër të tjera për revistën Annabelle shkrimtarja Jehona Kicaj, transmeton albinfo.ch.
Linku me artikullin e plotë, në gjermanisht:
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
swissalbs: Të veprojmë si qytetarë të Zvicrës, pa mohuar identitetin tonë Përparim Avdili: “Koha është pjekur që komuniteti shqiptar jo vetëm të flasë për numrin e tij...
-
Filmi shqiptar „Streha mes reve“, bëri bashkë komunitetet fetare në Wil
-
Cyrih
Hana Syla, presidente e Unionit të Studentëve për Shkenca Humane, Shoqërore, dhe Politike në ETH Cyrih
-
Vjenë
Eksperienca austriake frymëzon delegacionin kosovar në fushën e energjisë
-
Gjermani
Bavari: Nxënësit e diasporës sjellin kulturën shqiptare në Festën e Kulturës në Landshut
Jeta në Austri
-
Vjenë
Eksperienca austriake frymëzon delegacionin kosovar në fushën e energjisë Vjenë: Delegacion zyrtar nga Kosova viziton Austrinë për shkëmbim përvoja në fushën e energjisë së qëndrueshme...
-
“In Between” – Ekspozita e Albana Ejupit, ku piktura takohet me skulpturën
-
Shtetasi kosovar arrestohet për vjedhje me thyerje në shtëpi familjare
-
“Dita Kulturore Shqiptare” rikthehet në Graz, shqiptarët bashkohen më 28 shtator
-
Rritja e kostove çon në largimin e Wizz Air nga Aeroporti i Vjenës