Lajme
Nga Austria në Zvicër me një kg drogë dhe patentë false, arrestohet shqiptari
Një shqiptar që donte të hynte në Zvicër kishte me vete mbi 500 gramë kokainë, gati 200 gramë heroinë dhe më shumë se 200 gramë hashash
Më 1 prill, doganierët kontrolluan një makinë që vinte nga Austria. Siç u konstatua, shoferi shqiptar i makinës përveç që tashmë e kishte të ndaluar hyrjen në vend, mbante me vete edhe droga të ndryshme.
Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare (BAZG) ka kapur një kontrabandist që tentonte të kalonte kufirin zviceran pranë lokalitetit Au në kantonin St. Gallen, shkruan 20minuten.ch. Kur doganierët kontrolluan makinën që vinte nga Austria, fillimisht rezultoi se shoferi përdorte leje drejtimi të dikujt tjetër.
Menjëherë u bë e qartë se shqiptarit tashmë i ishte ndaluar hyrja në vend. Punonjësit e BAZG-ut dyshuan gjithashtu se personi mund të trafikonte lëndë narkotike. Për këtë arsye automjeti i është nënshtruar një kontrolli të detajuar.
Dyshimi rezultoi i bazuar: në vende të ndryshme fshehjeje, doganierët gjetën mbi 500 gramë kokainë, gati 200 gramë heroinë dhe pak më shumë se 200 gramë hashash, përcjell albinfo.ch. Droga ishte fshehur në disa vende në automjet – disa prej tyre me sa duket jo aq mirë, siç tregohet nga një foto që tregon një pjesë të drogës të fshehur nën një rrogoz.
Shoferi dhe droga i janë dorëzuar policisë kantonale të St. Gallenit.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










