Lajme
Kina mund të bëhet kundërshtarja kyçe në të ardhmen
Agjencia gjermane e inteligjencës ka thënë se në të ardhmen, Kina mund t’i shkaktojë më shumë probleme Gjermanisë sesa Rusia, sidomos sa u përket sulmeve kibernetike, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë për radion SWR, Thomas Haldenwang, presidenti i agjencisë së njohur si Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, ka thënë se “në periudhë afatgjatë, Kina dëshiron të bëhet fuqi lidere në aspekte të ndryshme”, “jo vetëm në fushën e ekonomisë dhe teknologjisë, por edhe atë politike”.
“Në periudhë afatgjatë, Kina mund të bëhet kundërshtarja kryesore”, ka deklaruar ai.
Kur është pyetur si është duke u përgatitur agjencia që ai udhëheq për një kërcënim të mundshëm, Haldenwang se “kudo ku ka zjarr, aty shkon brigada e zjarrit”.
Në mënyrë që të luftojë me sukses hakerët e rinj, agjencia ka rekrutuar së fundi të rinj që nuk kanë profilin e punëtorëve të zakonshëm.
Ata janë të rinj “që konsumojnë disa litra cola dhe që nuk punojnë sipas orareve të zyrave”.
Kur është pyetur sesi arrin agjencia të rekrutojë stafin, pavarësisht mungesës universale të specialistëve të teknologjisë informative, ai ka thënë se në agjencinë që udhëheq ai, njerëzit kanë mundësi që të mbrojnë demokracinë.
Sipas tij, disa detyra janë më interesante sesa biznesi pasi puna përfshin garë me hakerët rusë dhe ata kinezë.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












