Lajme
Shqiptarët kërkojnë afro 670 mijë kredi në vit
Shqiptarët kërkojnë mesatarisht rreth 670 mijë kredi në vit. Kjo e dhënë mbështetet në numrin mesatar të kërkimeve në Regjistrin e Kredive që administrohet nga Banka e Shqipërisë.
Sipas rregullores që ishte në fuqi deri në fund të vitit të kaluar, bankat mund të kryenin kërkime në regjistër vetëm në rastet e aplikimeve për kredi dhe rrjedhimisht numri i kërkimeve përputhet afërsisht me numrin e aplikimeve për kredi bankare.
Me miratimin e rregullores së re, institucioneve financiare do t’iu lejohet të bëjnë kërkime në regjistër edhe në rastet kur subjekti nuk ka bërë aplikim për kredi, por gjithnjë me një miratim paraprak prej tij.
Qëllimi i këtij ndryshimi është mundësimi i ofrimit të produkteve bankare me kushte preferenciale për huamarrësit që kanë një status pozitiv si huamarrës. Banka e Shqipërisë bën të ditur se Regjistri i Kredive përmban të dhëna për 650 mijë individë dhe 21 mijë biznese kredimarrëse.
Nga të dhënat e fundit nga banka qendrore dhe që i takojnë vitit 2019, sektori bankar shqiptar pranon mesatarisht rreth 86% të aplikimeve formale për kredi. Megjithatë, ky tregues ka ndryshime të mëdha nga banka në bankë. Bankat me kapital shqiptar duket se kanë një qasje shumë aktive në kreditim dhe pranojnë rreth 94% të aplikimeve për kredi, ndërsa bankat me kapital të huaj pranojnë afërsisht 81% të aplikimeve.
Këtu mund të ndikojë edhe fakt që bankat me kapital të huaj kanë një pjesë më të madhe tregu dhe një numër më të madh aplikimesh; por, po të shohim ecurinë e portofolit të kredisë në vitet e fundit, është fakt se bankat me kapital vendas kanë shfaqur më shumë oreks për rrezik dhe prirje për të rritur pjesën e tyre të tregut.
Megjithatë, në vlera mesatare prej vitit 2017, përqindja e aplikimeve të refuzuara është në rritje, sidomos për individët. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e kërkesës në këtë segment mund të ketë sjellë rrezikun për një mbingarkesë për borxh të familjeve, çka ka bërë që bankat të rrisin përqindjen e refuzimit të aplikimeve.
Pikërisht individët kanë edhe shkallën më të lartë të refuzimit të kërkesave për kredi, me 14.5%. Për bizneset shkalla e refuzimit është ndjeshëm më e ulët, përkatësisht me 4% për ndërmarrjet e mëdha dhe me 6.3% për bizneset e vogla dhe të mesme. Por, duke qenë se kërkesa për kredi nga individët dominon numrin e aplikimeve totale, me rreth 93%, është e kuptueshme që përqindja e lartë e refuzimeve në këtë segment ndikon më shumë mesataren e këtij treguesi për sistemin bankar.
Për 11 muajt e vitit 2020, kredia e disbursuar nga sektori financiar për ekonominë shqiptare arriti vlerën e 203.6 miliardë lekëve, 5.2 më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019./Monitor
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













