Lajme
Serbia i dhuron Maqedonisë së Veriut 8000 vaksina Pfizer
Serbia do t’i dhurojë Maqedonisë së Veriut 8000 vaksina Pfizer kundër koronavirusit, ka deklaruar kryeminisrti i Maqedonisë, Zoran Zaev, përmes një postimi në Facebook, përcjell albinfo.ch.
“Kemi një lajm të bukur dhe të lumtur. Sot do të marrim 8000 vaksina Pfizer nga Serbia. Presidenti Vuçiç konfirmoi sot se Serbia do të na ndihmojë me vaksinat, të cilat ne do t’i paguajmë me çmimin e blerjes”.
Gjithashtu, ai shtoi se presidenti Vuqiç ka ofruar që vaksinat të jepen si dhuratë, por Zaev ka insistuar që ato të paguhen.
“Ky është një akt solidariteti nga fqinji ynë për forcimin e miqësisë sonë. Jemi duke diskutuar për proceset teknike të shpërndarjes së vaksinave dhe punonjësit shëndetësorë, të sëmurët kronikë, të rriturit dhe kategori të tjera të rrezikuara do të vaksinohen me dozat e para”, ka shtuar ai.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












