Lajme

Vetëvendosje insiston në zgjedhje të reja

Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve të vitit 2019 në Kosovë, po insiston në shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme. Sipas këtij subjekti politik, Qeveria aktuale e drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është e paligjshme.

Në një reagim në Facebook thuhet se zgjedhjet në SHBA janë një tregues tjetër për domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.

”Zgjedhjet në SHBA janë një tregues tjetër për domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. Qeveria e Grenellit, e zotimeve të një kryeministri të paligjshëm, duhet të shkarkohet sa më parë. Vendit i duhet një qeveri e re, me legjitimitet të plotë për të dalë nga kjo krizë e shumëfishtë, me të cilën po përballet vendi. Vendit i duhet Qeveria Kurti”, shkruan Vetëvendosje.