Lajme

500 dënime për mosrespektim të masave anti-Covid

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të rregullt, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nëpër qytete të Kosovës ka shqiptuar 500 tiketa për qytetarët që nuk kanë respektuar masat anti-Covid, shkruan Albinfo.ch.

Ndërkohë që bëhet e ditur se shumica e tiketave janë të shqiptuara për mosmbajtjen e maskës dhe distancës, të parapara në ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.