Lajme
Pandemia nuk ndal Shqipërinë në eksportet e fruta-perimeve
Pavarësisht pandemisë së Covid-19 eksportet e produkteve bujqësore shqiptare dhe sidomos fruta-perimeve vijojnë të kenë rritje dyshifrore.
Referuar të dhënave zyrtare gjatë 9-mujorit të këtij viti, eksporti i fruta-perimeve është me 18% në sasi dhe 17% në vlerë.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, vizitoi në Lushnjë dy nga pikat e grumbullimit që eksportojnë produkte bujqësore në disa shtete europiane, shkruan atsh, transmeton Albinfo.ch
“Është një ditë e zakonshme, por është plot me produkte bujqësore që presin të shkojnë për eksport. Jam shumë i kënaqur si Ministër i Bujqësisë që eksportet, sidomos të fruta-perimeve, kanë pësuar një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2020. Vetëm për nëntë mujorin e këtij viti eksporti i fruta-perimeve është rritur me 18% në sasi dhe dhe 17% në vlerë. Kjo është një shifër e konsiderueshme duke marrë parasysh që jemi në një vit me kufizime për shkak të pandemisë”, tha Çuçi.
Ministri ka folur edhe për lehtësimin nga barra fiskale të naftës që përdoret në bujqësi duke filluar nga viti i ardhshëm.
“Në vitin 2021 me buxhetin e ri të shtetit ne kemi planifikuar 10 milionë dollarë për t’iu dhënë fermerëve naftë pa taksa. Nëse sot fermerët e marrin naftën me 160 lekë/litri, do ta marrin me 80 lekë/litri”, tha ministri Çuçi.
Produktet bujqësore më të eksportuara gjatë këtij 9-mujori nga Shqipëria drejt vendeve të Europës janë pjepër e shalqi, domate, kastraveca, speca dhe zarzavate të tjera. Për investimet në pikat e grumbullimit nga viti 2013 e deri më sot janë 123 përfitues të fondeve qeveritare apo europiane me një shumë totale 20.8 milionë euro
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










