Shkurt.ch
Teatri Evasion mundëson takimin e vogëlushëve refugjatë me ata të qytetit të Lozanës
Një projekt i ThéâtrEvasion bënë që fëmijët zviceranë dhe ata azilkërkues të shoqërohen
ThéâtrEvasion lejon fëmijët zviceranë dhe ata azilkërkues të shoqërohen në Lozanë. Disa mezi belbëzojnë disa fjalë në frëngjisht, por nuk ka rëndësi. Të premten 25 fëmijë u mblodhën në qendër të Bergières për të paraqitur së bashku takimin e tyre me prindërit e tyre. Të moshës 6 deri 12 vjet ata janë gjysmëzviceranë. Të tjerët janë fëmijë të aplikuesve për azil në pritje të një vendimi nga Berna për fatin e tyre dhe qëndrojnë në qendër të EVAM-it në Crissier. (VD) Ky ishte pra programi i ashtuquajtur ThéâtrEvasion për të tretin vit, falë të cilit u mundësua takimi mes kulturave nën temën e integrimit.
Gëzuar bashkëjetesa!
Dje në mëngjes vija e shfaqjes teatrale ende nuk ishte e qartë. Trajnimi në fjalë fillon zakonisht me disa ushtrime të shprehjes. Por, me fëmijët çdo gjë shkon shpejt dhe shfaqja do të jetë gati në kohë. Për më tepër, atmosfera është e zellshme në hyrje të Hapësirës 44, Kolegji i Bergières. Një seminar i parë sjell së bashku disa nga trupat të cilat ushtronin spektaklin e paraparë me kukulla. Pak më larg klithma gazmore mbretëronin rreth e rreth. Ushtrimet për shfaqje përjetohen me shumë seriozitet.
Duke mësuar mënyrat e paraqitjes skenike, fëmijët përfitojnë nga kjo mundësi të njohin veten e tyre. Sirianët e vegjël, eritrejanët, afganët apo kosovarët ndajnë këtë përvojë me fëmijët e Lozanës. Dhe bashkëjetesa është duke shkuar “pa probleme”, pohon vogëlushja 8-vjeçare Celestine. Megjithatë, ajo arrin të komunikojë vetëm me “mikën e saj më të mirë Yona”. Edhe nëse këta fëmijë emigrantë janë të arsimuar në rajon, gjuha mbetet prapëseprapë një pengesë. Por, kjo pengesë shumë herë avullohet gjatë javës falë ushtrimeve në teatër. Fëmijët nuk janë shumë në dijeni në lidhje me realitetin e vështirë të këtyre fëmijëve. Vetëm prindërit janë të njoftuar. Kur pyesim fëmijët e Lozanës për këta fëmijë, ata përgjigjen: “Ndoshta ka pasur luftë në vendin e tyre”, sugjeron një vajzë e vogël. “Ose, ata janë në pushime, ndoshta për të mësuar frëngjishten”, sugjeron një
tjetër.
Për të rriturit, po ashtu
“Motivimi kryesor është teatri”, thotë Michele Cardone, animatore dhe anëtare e shoqatës Métis’Arte. “Ne nuk mund t’iu shpjegojmë atyre shumë për shkak se java kalon shpejt. Por, një përvojë e tillë mbetët dhe fëmijët i kuptojnë gjërat më pas”.
Ky projekt nuk është vetëm për fëmijët që përfitojnë nga kjo javë. Nëntë vullnetarë të rinj të rritur kalojnë një pjesë të pushimeve të tyre në kuadër të këtij programi. Një mënyrë origjinale për të udhëtuar, thotë Miguel (26- vjeçar). Inxhinieri për hapësirë ajrore thotë se është shumë i kënaqur me këtë përvojë. Në mbrëmje ai mëson disa fjalë kurde, në mënyrë që të përmirësojë kontaktin e tij me sirianët e vegjël. “Në Madrid, kolegët e mi mendojnë vetëm të blejnë një makinë të madhe. Këtu unë takoj njerëz më të hapur”, thotë ai.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











