Lajme
Pak cilësi në shkollat shqipe
Bazuar në rezultatet e testit të maturës, shkollat shqipe në Maqedoni radhiten pas venit të 19, duke treguar performacë shumë të dobët. Nota më e lartë e shkollave shqipe është 3.7
Rezultatet nga provimet e maturës shtetërore për vitin 2013 në Maqedoni, nxjerrin shkollat shqipe me cilësi shumë të ulët në krahasim me shkollat maqedonase. Bazuar në rezultatet konkret, shkollat shqipe radhiten pas venit të 19, duke treguar performacë shumë të dobët.
Derisa nota më e lartë mesatare e fituar nga provimet e maturës shtetërore, te shkollat shqipe është 3.7, duke lënë kështu shumë larg rezultatet e shkollave elitare në vend.
Hasan Jashari, ish-zëvendësministër i Arsimit në Maqedoni thotë se këto rezultate janë më se brengosëse. Sipas tij, në këtë gjendje arsimin shqip e kanë çuar shumë faktorë, raporton REL.
“Natyrisht se kriza shoqërore ka cenuar dhe shkollën. Në njëfarë forme, e gjithë ajo që ndodh në shoqëri, bartet edhe në bankat shkollore. Shkolla shqipe është në një krizë të madhe këto dhjetë vjetët e fundit…kjo është se shkollat shqipe janë kryekëput nën kthetrat e partive politike”, konsideron Jashari.
Po ashtu, sipas tij, problem që duhet diskutuar është dhe mungesën e një strategjie konkrete nga organet përkatëse për arsimimin e gjeneratave të reja, me theks të veçantë, për atë se cilat duhet të jenë prioritet i arsimimit në gjuhën shqipe në Maqedoni.
Nga ana tjetër, mësimdhënësit shqiptarë, rezultate e dobëta të provimeve shtetërore i arsyetojnë me mungesën e kushteve elementare për mësim në shkollat shqipe, qofshin ato shkolla fillore ose të mesme.
Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë, Nuhi Dardhishta, thotë se mësimdhënësit shqiptarë përballen me kushte të vështira në shkollat shqipe dhe me probleme të shumta në tekstet shkollore, të cilat paraqiten për çdo vit mësimor.
“Mësuesit shqiptarë ankohen se nuk munden në vazhdimësi t’i shmangin ato gabime, të cilat paraqiten në tekstet shkollore te më shumë lëndë. Po ne kemi libra, tekste shkollore ku 7 ose 8 faqe nuk janë shtypur në gjuhën shqipe, por ato njësi mësimore janë në gjuhën turke, pra nuk kemi probleme politike, por edhe teknike,”, thekson Dardhishta.
Ai shton se pikërisht këto gabime kanë çuar në rezultatet e dobëta të nxënësve shqiptarë si në maturën shtetërore, ku i gjithë procesi ka qenë i përcjellë me gabime gjuhësore që në masë të konsiderueshme ka hutuar nxënësit shqiptarë gjatë testimit.
“Sa u përket teksteve shkollore, një pjesë e madhe tyre janë përkthyer nga përkthyes joprofesionistë. Nuk mundet një përkthyes të përkthejë tekstet e lëndëve natyrore, nëse ata nuk kontrollohen edhe nga profesionist të lëndëve përkatëse, sepse kemi të bëjmë me terminologji të caktuara”, shton Dardhishta.
Ai gjithashtu rithekson problemet me hapësirat në shumë shkolla, duke theksuar se shumë më shumë investohet te shkollat maqedonase.
Por, me këtë nuk pajtohet ish-zëvendësministri i Arsimit, njëherësh dhe një nga nënshkruesit për themelimin e Universitet Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, Hasan Jashari.
Ai thotë se kushtet e rënda janë evidente, por nuk duhet përdorur si justifikim për të fshehur anomalitë tjera, siç është ndërhyrja e politikës në procesin arsimor
“Me sa jam duke i ndjekur statistikat, që nga viti 2000 e këndej unë nuk kam dëgjuar se ndonjë drejtor shkolle të shkarkohet si pasojë e mosdijes ose mospunës…E ritheksoj, dhjetë vitet e fundit mungon një strategji e qartë dhe askush nuk e udhëheq arsimin shqip”, potencon Jashari.
Ndryshe, shkolla e mesme me mësim në gjuhën shqipe në Shkup, “Zef Lush Marku”, është radhitur e 50-ta në listë, duke shënuar regres prej 14 vende vetëm brenda një viti nga pozita e 36-të ku ishte vitin e kaluar.
Para shkollës së mesme të Shkupit, shkolla me mësim në gjuhën shqipe janë radhitur ajo e Dibrës dhe Tetovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













