Kosova
Rekordi: 2.2 milionë pasagjerë më 2018
Sipas tij për festat e fund vitit, vjen diaspora e Kosovës, por edhe qytetarët e Kosovës po shkojnë në vende të ndryshme
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” së fundi ka arritur shifrën rekorde duke shërbyer udhëtarin e 2 miliontë të këtij viti.
Por deri në fund të këtij viti do të jenë afër 2.2 milionë pasagjerë që do të shfrytëzojnë Aeroportin e Prishtinës.
Diton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve në ANP, tha se ANP-ja është bërë gati për sezonin e dimrit dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë problem.
“I kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe deri më tani, nuk ka pasur asnjë problem me fluturime. Ne vetëm në një pjesë të nëntorit kemi pasur pak mjegull. Sot të gjithë pasagjerët po shkojnë e vijnë me kohë”, tha Hyseni sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij për festat e fund vitit, vjen diaspora e Kosovës, por edhe qytetarët e Kosovës po shkojnë në vende të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij presin që deri në fund të këtij të jenë afër 2.2 milionë pasagjerë në ANP. Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve në ANP, bëri me dije se do të ketë risi edhe me shtim të fluturimeve.
“Do të ketë destinacione të reja me Wizzair, po ashtu ka interesim edhe të kompanive të ndryshme për të fluturuar nga ANP për vende të ndryshme, ne synojmë që të mbështesim kompanitë ajrore për destinacione të reja. Ne kemi qëllim që pasagjerët tanë të kenë mundësi të zgjedhin”, deklaroi ai.
Sipas tij ANP-ja ka mundësi të pres deri në 4.5 milionë pasagjerë brenda një viti. Ai ka folur edhe për lirinë e lëvizjes së njerëzve. Ai tha se pas investimeve që do të bëhen do të ketë edhe rritje të numrit të pasagjerëve që do të shfrytëzojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari’.
E-Diaspora
-
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci Një mbrëmje e mbushur me emocion, muzikë dhe energji bashkoi publikun në Hamburg... -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Nga 1 qershori, aviokompanitë përfitojnë deri në 6 euro për çdo mërgimtar që sjellin në Kosovë -
Poloni
Pianistja kosovare Lule Elezi mban recital në Pallatin mbi Ujë në Varshavë -
Si mund të mësojë Tirana nga përvoja e Zvicrës në menaxhimin e ujërave të ndotura dhe atyre atmosferike?
Jeta në Austri
-
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker Një 23-vjeçar nga fshati Saraqinë i Tetovës ka humbur jetën në Austri, teksa trupi i tij... -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri













