Shkurt.ch
Fsheh nën dhe mbi 1 milion euro: Kush i gjen, i trashëgoftë!
Në një vjershë që gjendet në memoaret e milionerit Forrest Fenn, duhet të jetë fshehur zgjidhja për të gjetur thesarin e fshehur
Kur milioneri amerikan Forrest Fenn kishte marrë vesh se ishte i sëmurë nga kanceri dhe se do të vdiste së shpejti, kishte vendosur të bënte diçka jo të zakonshme. Një pjesë të pasurisë së tij, me vlerë prej mbi një milion eurosh e ka groposur në një vend në SHBA dhe ka dhënë instruksionet se si mund të gjendet ajo.
Thesari i fshehur përbëhet nga monedha ari, diamantë dhe gurë të çmueshëm llojesh të ndryshme. Vendi misterioz është diku në afësi të Santa Fe-së, kryeqytetit të shtetit amerikan New Mexico. Në një vjershë që gjendet në memoaret e milionerit Forrest Fenn, duhet të jetë fshehur zgjidhja për të gjetur thesarin e fshehur.
Një udhëzim tjetër që duket se nuk do të ndihmojë mjaft për të gjetur thesarin është ai se vendi i zgjedhur është në lartësinë mbidetare më shumë se 1500 metra. Lartësia mesatare mbidetare e shtetit New Mexico është 1700 metra. Ka tri vite që një numër kërkuesish të thesarit janë vënë në “gjah” por deri më tash nuk kanë mundur të gjejnë asgjë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










