”Etapat kushtetuese të Shtetit Shqiptar: që nga viti 1912 e deri në ditët e sotme’
Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Gjenevë (AEAG) ka kënaqësinë t’iu ftojë në konferencën e organizuar prej saj në nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Tema që do të trajtohet në këtë konferencë do të jetë:
”Etapat kushtetuese të Shtetit Shqiptar: që nga viti 1912 e deri në ditët e sotme”.
Të ftuarit në këtë konferencë janë:
1. Prof. Akademik LUAN OMARI
2. Prof. Akademik ARBEN PUTO
3. Dr. STILIANO ORDOLLI
Prof. Akademik Luan Omari është presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve të Europës Jug-Lindore, anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Artit me qendër në Salzburg dhe profesor i së drejtës kushtetuese.
Më parë, ka ushtruar funksionin e Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe atë të Nën Presidentit të Akademisë Shqiptare të Shkencave. Z. Luan Omari ka qenë gjithashtu anëtar i Komisionit të Venecias për cështjet kushtetuese.
Publicistika e tij është e pasur ku spikasin: a) Sistemi Parlamentar Shqiptar, b) Shteti i së drejtës në Shqipëri, c) Ndarja e pushteteve dhe pavarësia e institucioneve kushtetuese në Shqipëri, d) Kushtetuta e Republikës së Kosovës në një vështrim krahasues.
Prof. Akademik Arben Puto është profesor i së drejtës ndërkombëtare publike dhe ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare të shtetit shqiptar.
Ka kryesuar nga viti 1990 deri në vitin 2000 Forumin për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut (degë e Organizatës së të Drejtave të Njeriut: sot Komiteti i Helsinkit).
Publicistika e tij është e pasur ku spikasin: a) Pavarësia e Shqiptarëve dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha, b) Shqipëria Politike 1912-1939, c) E drejta ndërkombëtare publike (Manual në përdorim të studentëve të fakultetit juridik).
Dr. Stiliano Ordolli ka mbrojtur me sukses doktoraturën në Universitetin e Gjenevës, Fakulteti Juridik. Eshtë autor i studimit ”Historia Kushtetuese e Shqipërisë: Nga origjinat deri në ditët e sotme”.
Z. Ordolli ka qënë lektor i lëndës ”Histori Institucionesh” në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Gjenevës gjatë vitit akademik 2011-2012
Aktualisht, z. Ordolli është funksionar në administratë.
Konferenca do të zhvillohet në frengjisht (të tre të ftuarit e zotërojnë shumë mirë gjuhën frënge) të Enjtën më 15 Nëntor ora 18:30 në sallën R280 të Uni Mail.
Adresa : Bd du Pont – d’Arve 40-1205 Genève
Pas konferencës do të kemi një aperitiv të shijshëm ku mund të bisedojmë me të ftuarit.
Duke uruar t’iu kemi në mesin tonë, ju lutem pranoni përshendetjet tona të përzemërta
Komiteti i Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në GjenevëBERISHA Elma, CELA Pamela, KADRIJAJ Ariana, MEHMETI Fortesa, MUJI Ilir, PODA Endrit, SHALA Mujë, YZEIRAJ Erenik
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











