Shkurt.ch
Depozitimet në ar do të duhej t’i praktikonin edhe bankat tona
Sipas të dhënave të “Tages Anzeiger”, bankat turke kanë filluar ofertat për depozitimin e arit në bankat e tyre. Përmes ofertave të tilla bankat turke synojnë ta mbledhin arin e qytetarëve të tyre, sasia e të cilit vlerësohet në diku 5.000 tonë, do me thënë 5 milionë kilogamë, që shndërruar në vlerë eurosh do të kishte, sipas çmimit aktual, diku 30.000 €/ kg, vlerën prej rreth një mijë e pesëqind milardë eurosh. Kjo është pasuria e vlerësuar e turqve në ar, që mbahet nga shumica e turqve në shtëpitë e tyre.
Kur kihet parasysh se shqiptarët si banorë janë diku rreth 10 herë më pak sesa turqit dhe kanë po të njëjtat tradita të blerjes dhe të ruajtjes së arit, rrjedh se edhe pasuritë tona në ar që ruhen në shtëpi sillen diku në 150 miliardë euro.
Nëse shkojmë me variantin më pesimist se turqit megjithatë janë më të pasur se ne dhe kanë tri herë më shumë ar sesa ne, prapë do të vinim te shifra e respektueshme prej 50 miliardë euro ar që e mbajmë në shtëpi në formë lirash, pesëlirash e stolish të tjera, që përdoren në më së shumti ndonjë dasmë gjatë nusërisë së nuseve të shtëpisë dhe pastaj fshehen diku, humbin a ngatërrohen dhe bëhen shkas për grindje e pëçarje të thella familjare.
Prandaj si Banka Kombëtare e Shqipërisë, ashtu edhe Banka Qendrore e Kosovës do të duhej të fillonin ta joshnin popullësinë në hapjen e kontove për depozitimin e arit, duke ofruar, ashtu siç ofrojnë bankat turke, mundësi që për vlerën e depozituar të arit të merret kredi në 10% të kësaj vlere.
Trendet e tashme të ngritjes së çmimit të arit (rreth 300% brenda disa viteve të fundit) dhe të argjendit (rreth 700% brenda vetëm disa viteve të fundit) e bëjnë kursimin në formë depozitash në ar mjaft në trend. Në vendete e Evropës Perëndimore kursimet e pleqërisë kanë filluar të bëhen në formë të hapjes së kontove të arit.
Duke pasur parasysh se kemi edhe një numër të madh të mërgimtarëve, të cilët kanë filluar të pensionohen në Zvicër, e cila si një ndër vende e rralla e praktikon edhe shtyllën e tretë të kursimeve, të ashtuquajturen shtyllën e parapërkujdesjes profesionale, bankat tona kombëtare do të duhej të mendonin edhe për këtë aspekt dhe mërgimtarëve t’ iu ofronin programe atraktive kursimi dhe investimi. Përndryshe, edhe ky kapital po tretet në investime të pakuptimta alla shtëpish, shitoresh, restoranesh a objektesh hoteliere.
Me këto dy forma kursimesh bankat tona kombëtare, e me këtë dy shtetet tona kombëtare, do të mund të kishin depozita që do të mbërrinin vlerën e më se 50 miliardë eurosh, depozita që do t’na mundësonin të merrnim kredi të buta nga Banaka Botërore, të hynim në kontraktime me investitorë seriozë dhe të sillnim investime serioze në vend.
Nëse do të presim dhe nuk do të ndërmarrim asgjë, oferta joshëse do të fillojnë të bëjnë të tjerët dhe, ashtu siç e kemi humbur aeroportin, rrjetin e distribucionit të energjisë elektrike dhe, ndoshta, edhe PTT-në, do të fillojmë të humbim edhe këto dy burime pasurish të gatshme që presin oferta.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










