“Takime letrare me bashkatdhetarët tanë në diasporë”.

E mërkurë, 31 tetor, në orën 12.00, në lokalet e Ministrisë së Diasporës, ish ndërtesa e Gërmisë

Republika e Kosovës

Republika Kosova – Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada – Government

Ministria e Diasporës-Ministarstvo za Dijasporu-Ministry of Diaspora

KONFERENCË PËR MEDIA

Prishtinë, 30 tetor

Të nderuar përfaqësues të medieve,

Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për media, e cila do të mbahet nesër, e mërkurë, 31 tetor, në orën 12.00, në lokalet e Ministrisë së Diasporës, ish ndërtesa e Gërmisë.

Në kuadër të manifestimeve për 100-vjetorin e shtetit shqiptar, Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Unionin e Shkrimtarëve të Kosovës, do ta organizojë aktivitetin “Takime letrare me bashkatdhetarët tanë në diasporë”.

Ky aktivitet do të zhvillohet brenda 10 ditëve, ndërsa grupi i përbërë nga disa shkrimtarë do të mbajë orë letrare në disa shtete evropiane.

Në kuadër të takimeve letrare me bashkatdhetarë në diasporë do të jenë të pranishëm krijues nga Kosova, Shqipëria, Presheva, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe krijues që veprojnë dhe jetojnë në diasporë.

Njofton: Zyra e Komunikimit me Publikun e MeD-së