Sonte debati për pleqërinë në mërgim

Sonte tryeza e radhës, nga ora 18:30-20:00, në Schweizerisches Rotes Kreuz Rainmattstrasse 10, 3001 Bernë

Tema e pleqërisë dhe mërgimit do të jetë në fokus të tryezës së radhës  që do të organizohet nga Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenevës bashkë me albinfo.ch, dhe partnerët tjerë si Schweizerisches Rotes Kreuz dhe migesplus.ch.

Gjithnjë e më shumë është e theksuar dilema e të moshuarve në diasporë se ku do ta kalojnë pleqërinë pas pensionimit.

Pikërisht për këtë do të debatojnë ekspertët, të cilët do të bëjnë përpjekje të japin përgjigje se cila është rruga e duhur. Po ashtu do të flasin edhe për pensionistët e kthyer në vendet e tyre të prejardhjes. Përgjigje do marrin edhe pyetjet se si paraqitet situata e pensionistëve emigrantë në Zvicër ? Cilat janë hapësirat e socializimit në Zvicër si dhe në vendin e prejardhjes për këta persona të moshuar? Cilat janë programet ekzistuese si dhe projektet që janë në shërbim të tyre ?

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar në tryezë Deborah Biermann, udhëheqëse e programit për intregrim në Kryqin e Kuq në Bernë, Myriam Kleiner, udhëheqëse e projektit migesplus.ch, në Bernë,  Mihane Latifi, ISA Bernë dhe Barbara Burri, Solidar, Cyrih.

Tryezën e moderon: Hilmi Gashi nga Unia, Bernë. E HAPUR PËR PUBLIKUN

Sonte, e mërkurë, 21 nëntor 201218:30-20:00Vendi: Schweizerisches Rotes Kreuz Rainmattstrasse 10, 3001 Bernë

Për më shumë informacione: klikoni këtu