Ardiani, më 3 gusht me CD-në e re
Ylli i ri i muzikës gjermane Ardian Bujupi, më 3 gusht do të publikojë këngën e tij të re “I`m Feeling Good”. Kënga është krijim i Peter “Fonty” Alberz, i cili ka punuar edhe në albumin debutues të Ardianit “To the Top”.
CD-ja në të cilën gjendet kënga më e re përmban edhe dy remixe të tjera të “I`m Feeling Good” si dhe versionet unplugged të këngëve “This is My Time” dhe “That Girl”. Autorë të remixave janë producentët Stereoids dhe Lazy Sanchez. Singli i Bujupit do të editohet përmes FirstLoveMusic dhe Groove Attack.
Pas spektaklit “DSDS” ku pati zënë vendin e tretë, Ardian Bujupi ka qenë pjesë e spektaklit tjetër “The Dome” dhe në “X Factor Albania”. Ai ka provuar veten po ashtu edhe në spektaklin e RTL “Let`s Dance”.
“Jeta është e shkurtë dhe unë përpiqem që çdo ditë të kem qasje pozitive. Unë tash jam aty ku gjithmonë kam dëshiruar të jem dhe po e jetoj ëndrrën time, me muzikën time”, ka thënë Ardiani për mediet gjermane, në lidhje me singlin “I`m Feeling Good”.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










