Shqiptarët, grupi më antipatik i të huajve për zviceranët e rinj!
Shqiptarët, me 67%, janë të parët për nga niveli i antipatisë. Në vendin e dytë, me 61%, dalin serbët dhe në të tretin, turqit, me 55%

„Barometri i të rinjve” (Jugendbarometer), një projekt i realizuar nga instituti për hulumtime të opinionit gfs.bern përmes një hulumtimi të bërë me të rinjtë, ka dashur të dijë më shumë rreth simpatisë, respektivisht antipatisë që “gëzojnë” në mesin e tyre komunitetet e huaja. Dhe, komuniteti më antipatik në bazë të këtij hulumtimi ka dalë komuniteti shqiptar.
Marrë në përgjithësi, afërsisht gjysma e të rinjve mendojnë se „të huajt po bëhen gjhithnjë e më shumë problem për Zvicrën. Në këtë sondazh, 1100 të rinjve nga mosha 16 deri 25 vjeçare u është shtruar, veç tjerash pyetja „sa simpatikë i konsideroni njerëzit me prejardhjen si vijon…”, duke i radhitur pastaj ata, sipas etnisë.
Gjermanët më antipatikë se afrikanët!
Sipas një rangimi që ka bërë ky studim, i publikuar nga gazeta “Neue Luzerner Zeitung” dhe „Blick am Abend”, „shqiptarët dhe kosovarët”, me 67%, kanë zënë kryet e vendit në këtë listë të palavdishme. Në vendin e dytë për nga antipatia, me 61%, dalin serbët, në të tretin turqit me 55% etj.
Se sa “politikisht korrekte” është që një institut serioz të pretendojë diç çfarë ka pretenduar gfs. bern, është sigurisht çështje që mund të debatohet, por jashtë çdo debati mbetet çështja nëse të rinjtë zviceranë kanë një mendim të tillë për shqiptarët. Dhe kjo është diçka që duhet të na bëjë t`i vejmë gishtin kokës. Ne, “antipatikëve”.
Jo dhe aq të dashur dhe simpatikë për tinejgjerët zviceranë rezultojnë edhe shtetasit gjermanë që jetojnë në Zvicër. Ata, me 33% dalin madje më antipatikë se afrikanët, të cilëve këtë epitet ua kanë dedikuar 32% të të rinjve.
Spanjollët – të huajt më të dashur
Sondazhi është marrë po ashtu edhe me komunitetet e huaja që simpatizohen më shumë nga të rinjtë zviceranë. Spanjollët dalin si të huajt më simpatikë. 28 për qind të të pyeturve i vlerësojnë ata si „shumë simpatikë”, 27 % të të anketuarve me këtë cilësim i vlerësojnë italianët dhe 23 % amerikanët.
E habitshmja e këtij hulumtimi është gjetja e tij se përkundër antipatisë së dukshme për shumicën e komuniteteve të huaja, 87 për qind e të rinjve të anketuar zviceranë kanë moshatarë të huaj në rrethin e miqve dhe i konsiderojnë ata korrektë e miqësorë. Mandej më shumë se gjysma e tyre janë të mendimit se shteti duhet të bëjë më tepër për integrimin e të huajve dhe po ashtu mbi 50% të tyre mendojnë se të huajve duhet tu jepet më shpejtë shtetësia zvicerane.
E-Diaspora
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani Një 18-vjeçar vdiq të premten si pasojë e një aksidenti që ndodhi teksa ai ishte duke...
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
Jeta në Austri
-
Austria nis javën parlamentare me homazh për viktimat e Grazit Seanca parlamentare e kësaj jave në Austri do të hapet me një minutë heshtje për të...
-
Vjena heq bonusin e trajnimit për përfituesit e ndihmës sociale
-
Carinthia: Dy të vdekur në liqene gjatë fundjavës
-
A mund të natyralizohen fëmijët nën 18 vjeç në Austri?
-
Ekstremi i djathtë në Austri përpiqet të shfrytëzojë tragjedinë në Graz për përçarje dhe urrejtje