Tematike
Letërnjoftimi im i ri
Megjithatë mbeta dele e zezë. Tash edhe zyrtarisht jam diçka e zezë, e papëlqyer dhe aq e rrezikshme, saqë po të hyj në liqenin e Cyrihut, ka gjasa të shkaktoj “ndotje” katastrofale! Mendohem a të vë mbi vete një postiqe me lesh qengji, natyrisht me ngjyrë të zezë dhe të dal te stacioni i trenit. E di që është herët për periudhën e maskenballeve, por më duket se në vendin ku jetoj periudha e maskenballeve tashmë ka filluar.
Pas gjithë kësaj ngushëllohem që së paku në liqenin ku kryesisht kaloj pushimin veror (në Liqenin e Ohrit), nuk do të jem simbol i kontaminimit po as do të kontaminohem nëse në afërsi timen ka edhe plaka të mbuluar të cilat poashtu freskohen në të njejtin liqe. Duhet pranuar se ato plaka nuk janë aq tërheqëse sa Anna, Angelica, Linda dhe Paulina, të cilat me proporcionet e tyre trupore vetëm që “zbukurojnë” edhe më tepër liqenin e Cyrihut.
Çka të bëj, secili me nafakën e vet. Nga ana tjetër më gëzon fakti që jam aq nafakli dhe që për mirëqenien e Liqenit të Ohrit përkujdesen edhe një numër i madh i shteteve Perendimore të cilat implementojnë një numër të madh projektesh për ngritjen e vetëdijes ekologjike. E gjithë kjo bëhet, mes tjerash, që një ditë edhe Liqeni i Ohrit të jetë i pastër si liqenet Perendimore.
Po këto shtete kanë projekte edhe këshillojnë për gjëra tjera sikur demokracia, të drejtat e njeriut, respekti ndaj tjetrit etj. Shpesh dinë të jenë shumë këmbengulës për implementimin e parakushteve të ndryshme. Çka më habitën është që në disa raste ata janë shumë të zhurmshëm ndërsa në raste tjera heshtin.
Pyetem se a ka të bën kjo diçka me proverbën që “heshtja është ari”, ose ndërlidhet me lartësinë mbidetare ku këto raste ndodhin?! Fitoj përshtypjen sikur në lartësi të caktuar mbidetare, sidomos për vende kryesisht malore, vendosshmëria e tyre ndryshon, fillon të ftohet po bile edhe ngrin. Ngrin aq shumë sa që duhet pritur pranverën që ai akull të shkrihet. Shpesh herë atëherë është shumë vonë.
Përfundimisht nuk dola në stacion, sepse nuk gjeta postiqe të zezë. Të jem i sinqertë, edhe u frikësova. Përjashta është shumë ftoftë dhe nëpër rrugë ka borë. U frikësova se mos rastësisht, rrugës për në stacion, rrëshqas dhe pa dashas e rrëzoj edhe lëndoj dikë tjetër dhe kështu bëj ndonjë vepër e cila ndoshta do të mjaftonte që të më dëbojnë në vendlindjen time.
Gjithçka bëra ishte ta ndryshoj fotografinë në profilin tim në Facebook. Aty vura një dele të zezë. Ndërkaq së shpejti do të duhet ta ripërtërij lejen e qëndrimit. Nëse deri atëherë nuk rrëshqas edhe ta lëndoj dikë, Zoti na ruajt! Kam dilemë se cilën fotografi ta dorëzoj për dokumente: atë që e përdor për universitet ose atë të Facebook-ut?!
E-Diaspora
-
Klubi suedez i femrave triumfon në Evropë në Champions League, dy shqiptarë në krye të suksesit historik të ekipit Skuadra e femrave e BK Häcken ka shkruar histori duke fituar UEFA Women’s Europa Cup 2026,... -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online












