Zvicër: Rritet numri i të punësuarve “kufitarë”

Më shumë se gjysma e të gjithë këtyre të huajve vijnë nga Franca. 40 për qind e tyre punojnë në industri ndërsa 60% në shërbime

Po vjen duke u rritur numri i të punësuarve në Zvicër nga zonat kufitare të vendeve fqinje, njofton Enti Federal i Statistikës. Nga 194000 sa ishin në vitin 2006, është rritur numri i tyre në 259000 në vitin 2011, që tregon një shtim prej 33.5% brenda pesë viteve.

Sipas entit në fjalë rritja e numrit të të huajve nga kjo kategori brenda periudhës 2010-2011 ka qenë 11.5%. Tri të pestat e të huajve “kufitarë” janë të punësuar në ndonjërin nga tre regjionet e mëdhenj si ai i Liqenit të Gjenevës, Zvicra veriperëndimore dhe Tiçino.

Më shumë se gjysma e të gjithë këtyre të huajve vijnë nga Franca. 40 për qind e tyre punojnë në industri ndërsa 60% në shërbime.