Sport
Futbollisti kuqezi e ka vështirë të mësojë shqip
Ai është i lindur në Spanjë, derisa ka prejardhje shqiptare. Balliu ka qenë pjesë edhe e Akademisë së Barcelonës
Njëri nga futbollistët e fundit që është grumbulluar në Kombëtaren shqiptare është Ivan Balliu, i cili luan si mbrojtës i djathtë në skuadrën franceze, Metz, shkruan albinfo.ch.
Ai është i lindur në Spanjë, derisa ka prejardhje shqiptare. Balliu ka qenë pjesë edhe e Akademisë së Barcelonës.
Balliu shpreson që do të luajë në ndeshjet e radhës për kuqezinjtë, sepse ndaj Maqedonisë dhe Lihtenshtajnit nuk u aktivizua. “Nuk kam luajtur në ndeshjet që jam grumbulluar, por shpresoj se do të kem minuta në këmbë në ndeshjet e ardhshme. Do të ishte ëndërr të luaja ndaj Spanjës ose Italisë. Është ëndërr për çdo futbollist. Këto janë ekipe të mëdha”, deklaroi futbollisti shqiptar për mediat franceze.
Ai thotë se gjuha shqipe është pak e vështirë. “Po e mësoj çdo ditë pak nga pak, por është paksa e vështirë”, theksoi Balliu.
Mbrojtësi shprehet i lumtur që është veshur kuqezi dhe premton maksimumin.
E-Diaspora
-
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg Sopranoja shqiptare shkëlqen në rolin e Donna Anna-s, ndërsa kritiku gjerman Dr. Ralf Wegner e cilëson... -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











