Sport
Sharapovës nuk i pëlqejnë kritikat që ka marrë për doping
Ish numri një i botës ishte suspenduar vitin e shkuar pasi kishte pranuar se ka përdorur substancën e ndaluar meldonium
Ylli i tenisit, Maria Sharapova, që ishte përjashtuar nga ky sport për 15 muaj për shkak të dopingut, ka shpërthyer ndaj kritikëve të saj duke thënë se “ata nuk kanë fakte”.
Ish numri një i botës ishte suspenduar vitin e shkuar pasi kishte pranuar se ka përdorur substancën e ndaluar meldonium.
Ajo ishte kritikuar ashpër nga shumë sportistë. Tenistja e njohur Eugenie Bouchard ka thënë se Sharapovas nuk është dashur t’i jepet leje për t’u kthyer.
Megjithatë, në një intervistë për BBC, Sharapova ka mohuar se ka mashtruar dhe ka shtuar se e ka harruar skandalin.
Në prill Bouchard kishte thënë: “Ajo është një mashtruese dhe nuk mendoj se një mashtruese në çfarëdo sporti duhet të lejohet të luajë sërish”.
Ndërsa në përgjigjen e Sharapovas thuhet “Nuk mendoj se këto komente janë të bazuara në fakte prandaj nuk i marr fare në konsideratë”.
Tenistja ruse pranoi se kishte bërë gabim të madh që kishte marrë ilaçin, duke thënë se e ka përdorur nga viti 2006 për çështje shëndetësore. Ilaçi ishte shpallur substancë e ndaluar në tenis nga 1 janari 2016.
“Problemi që unë kam me këtë dënim është se nuk ka provë se çfarë ka bërë ilaçi dhe askush nuk mund ta japë atë shpjegim. Në çka është i bazuar suspendimi”, ka thënë ajo.
Mendohet se ky ilaç ka efekt pozitiv në qëndrueshmërinë dhe durimin e sportistit.
E-Diaspora
-
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg Sopranoja shqiptare shkëlqen në rolin e Donna Anna-s, ndërsa kritiku gjerman Dr. Ralf Wegner e cilëson... -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











