Një film mbi besimin, miqësinë dhe integrimin
Rushit Hajzeri, kosovari që ka rolin kryesor në filmin "Moi C`est Moi – ich bin ich" (Unë jam unë), është themelues i grupit "Blockjunge"

“Moi C`est Moi – ich bin ich” (Unë jam unë), është një film i prodhimit të vitit 2011, me regjinë e Gabriele Schärer. Filmi bën portretin e një rap grupi të djemve të lagjes, me emrin “Blockjunge” të prirë nga Rushiti me shokë, Natalia dhe të rinj tjerë nga ana perëndimore e Bernës.
Në klubin teatror të të rinjve në një koloni rrokaqiejsh në Bernë vihet në skenë mjuzikli i stilit hiphop me historinë e një Antigone të ditëve të sotme.
Rushiti dhe shokët e tij janë pjesë e inskenimit, ashtu si dhe Natalia. Ajo ka ikur si 16 vjeçare nga Kirgizia e vetme dhe ka ardhur në Zvicër. Natalia ëndërron ta marrë rolin kryesor.
Ajo që i lidh këta të rinj është shpresa e tyre që të bëhen të mëdhenj, të famshëm, qoftë si këngëtarë rapi ose si aktorë. Kryesorja, të mos kurthohen në ndonjë punë monotone, për 40 vjetët e ardhshëm.
Këta të rinj rrëfejnë për jetën e tyre, për kërkimin e pasuksesshëm të zanatit, për telashet me ligjin, për babanë e vështirë apo për mikeshat e para. Me këtë rast bëhet e qartë se që të gjithë janë të preokupuar me kërkimin e një vendi në shoqëri, me parashikimin e ardhmërisë së tyre.
Është ky një film mbi besimin dhe fuqinë e miqësisë, si dhe mbi rëndësinë që ka vendosmëria për të mbetur gjithmonë i vetvetes.
Rushit Hajzeri, kosovari që ka rolin kryesor, është 15 vjeçar dhe është themelues i grupit. Ja se çfarë rrëfen ai për jetën e tij: „Më parë ne të gjithë dëshironim të bëhemi futbollistë. Pastaj e kuptuam se kjo nuk është diçka që mund ta bëjnë të gjithë. Këta janë shokët e mi më të mirë, sikur një familje për mua.
Unë nuk dua që ne të punojmë normalisht sikur të gjithë të tjerët dhe ta bëjmë të njëjtën gjë për 40 vjet, ta çojmë jetën kot. Unë dëshiroja të bëj diçka tjetër, të bëj diçka me jetën time dhe të tyren. Kështu, kam krijuar, thjesht një grup rapi. Nuk dija fare nëse ndonjëri prej nesh di të bëjë rap.
Mua nuk më duhet imazhi i rap-gangsterëve. Nuk ka nevojë të kem qenë në burg ose të pi duhan vetëm që të dukem “cool”. Unë nuk dua të aktroj dikë tjetër, që tu pëlqej të tjerëve. Unë jam unë”.
Veç Rushitit dhe Natalia Bolkonskaia, protagonistë tjerë janë edhe Velid Kurtanovic, Qëndrim Ramadani, Wissem Hamdi, Marc Schär dhe Christoph Hebling
Ky film, siç shkruajnë producentët e tij, është ideal për tu shfaqur para një publiku që debaton për integrimin e të rinjve me prejardhje të huaj. Ne organizojmë me dëshirë shfaqje të filmit në kinematë që keni afër.
Regjisorja Gabriele Schärer bashkë me protagonistët e filmit janë të gatshëm të marrin pjesë në shfaqje dhe të debatojnë lidhur me jetën e tyre, problemet, muzikën ose migracionin. (BSH).
Kontakti: Maat Film Gabriele Schärer, Fischerweg 20, 3012 Bern
Tel. +41 31 372 86 26
Për më shumë informacione: www.moicestmoi-ichbinich.com
E-Diaspora
-
Berlin: Java e Kulturës së Kosovës fillon me shfaqjen e filmit artistik “The Albanian Virgin” Ftesë për pjesëmarrje në shfaqjen e filmit “The Albanian Virgin” ...
-
Shqiptarja Aida Birinxhiku- Deputetja që po udhëheq socialdemokracinë suedeze
-
Luzern: Akademi dhe ekspozitë dokumentare për fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë
-
Hapet konkursi për mësuesit e diasporës për vitin 2025
-
Nxënës shqiptarë nga Zvicra vizitojnë bashkëmoshatarët arbëresh
Jeta në Austri
-
Humb jetën kosovari 35-vjeçar pasi ra në kontakt me energjinë elektrike në Austri Po pastronte fasadën e një pallati, kosovari humbi jetën nga linja e energjisë me tension të...
-
Restorantet në Austri përballen me kritika për shërbimin dhe tarifat
-
Brukseli nis procedurë ndaj Austrisë për deficit të tepërt
-
Njoftim i rëndësishëm i Ambasadës së Kosovës në Austri
-
Austria: Rritet numri i dënimeve në vitin 2024