Burg i përjetshëm për shqiptarin që vrau plakun
Vrasësi ka sulmuar brutalisht viktimën, një burrë të moshuar, gjatë kohës kur ky i fundit ishte i shtrirë përtokë dhe pa mundësi mbrojtjeje
Gjykata e Lartë e Kantonit Vaud ka konfirmuar të hënën dënimin me burgim të përjetshëm, të shqiptuar kundër vrasësit të një pensionisti, i cili është rrahur deri në vdekje gjatë një vjedhjeje të kryer në fund të vitit 2008, në Epalinges.
Nuk përjashtohet ankesa ndaj këtij vendimi në Gjykatën Federale.
Gjyqtarët kantonalë mendojnë se duke marrë parasysh rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja, dënimi i aktorit kryesor me burg të përjetshëm është i drejtë. Gjyqtarët kritikuan ashpër sjelljet e të pandehurit (një shqiptar 30-vjeçar), të cilat i cilësuan si “veçanërisht mizore dhe frikacake”.
Vrasësi ka kryer krimin me gjakftohtësi të skajshme. Ai ka sulmuar brutalisht viktimën, një burrë të moshuar, gjatë kohës kur ky i fundit ishte i shtrirë përtokë dhe pa mundësi mbrojtjeje. Këtë veprim e ka kryer i shtyrë nga lakmia, ndërsa tash e mohon vendosmërisht çdo përfshirje në krim.
Pala mbrojtëse, gjegjësisht avokati i pandehurit kryesor, është treguar i habitur me “pabarazinë e dënimeve” mes dy të pandehurve. “Unë mendoj se klienti im do të bëjë përsëri ankesë pranë Gjykatës Federale”, ka theksuar ai. Ndërsa i pandehuri i dytë, një zviceran 25-vjeçar, u dënua me 16 vjet burgim.
Pasi që kishin kaluar një mbrëmje së bashku duke konsumuar kokainë, dy të rinjtë, herët në mëngjes (29 dhjetor 2008), kishin hyrë në shtëpinë e një çifti pensionist në Epalinges. Të zemëruar për mosgjetjen e ndonjë sasie të madhe parash, dy të rinjtë e rrahin ashpër burrin plak para gruas së tij. Pensionisti 67-vjeçar vdes para arritjes së ambulancës.
Shtëpia ku ndodhi krimi makabër
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










