Tematike
Edhe personat “në të zezë” kanë të drejtë martese
Gjyqi Federal i Zvicrës ka marrë një vendim, në bazë të cilit, të drejtë martese kanë edhe të huajt me qëndrim ilegal në Zvicër.
Para më shumë se një viti, një kërkesë parlamentare e deputetit të SVP-UDC-së e bërë në Parlamentin Nacional synonte ndalimin e martesave të të huajve pa qëndrim të rregullt në Zvicër. Në parlament kjo kërkesë kishte ngjallur kritika, sipas të cilave një ndalesë e tillë do të ishte shkelje e lirisë për lidhjen e martesës dhe rrjedhimisht edhe shkelje e Kushtetutës Federale si dhe e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Përkundër kësaj, parlamenti e kishte miratuar kërkesën, dhe ajo ishte shndërruar në vendim që kishte hyrë në fuqi nga fillimi i këtij viti.
Sipas paralamentit dhe qeverisë kishte ende hapësirë për ta formësuar atë konform të drejtave të njeriut.
Por, Gjyqi Federal me vendimin e publikuar të enjten, ka treguar mënyrën se si duhet të rregullohet kjo çështje. Sipas tij, autoritetet e policisë për të huaj (zyra për migracion) janë të detyruara që në secilin rast të vlerësojnë proporcionalitetin dhe të kenë parasysh të drejtën e patjetërsueshme për lidhje të kurorës. Në këtë kuptim, ato duhet që personave me qëndrim ilegal, për kohën para lidhjes së martesës t`ua ndajnë një status provizor qëndrimi në Zvicër.
Mirëpo kjo vlen vetëm për rastet kur nuk ka indikacione për keqpërdorim të të drejtës, respektivisht për martesë fiktive dhe kur është e qartë se personi i huaj, pas martesës, mund të qëndrojë në Zvicër konform rregullave. Ndërkaq, në rastet kur është e qartë se personi pas lidhjes së martesës është i detyruar të lëshojë Zvicrën, sipas Gjyqit Federal nuk ka asnjë bazë që atij ose asaj t`i jepet leja e përmendur provizore e qëndrimit, me qëllim martesën.
Ky është qëllimi që synon të arrijë ligji i ri, kanë vlerësuar gjyqtarët federalë në Lozanë.
Rasti konkret të cilit i referohet Gjykata Federale ka të bëjë me një çift në kantonin Vaud. Autoritetet e gjendjes civile tashmë duhet të shqyrtojnë nëse ai rast i plotëson kushtet e përmendura më lartë për lidhjen e martesës.
Ky precedent i Gjyqit Federal do të ketë ndikim në të gjitha procedurat kantonale të kësaj natyre që janë në pritje. Kështu për shembull Zyra e Cyrihut për gjendjen civile, në fund të prillit 2011 i kishte refuzuar një iraniani lidhjen e martesës me një zvicerane, vetëm për faktin se ai nuk kishte leje të rregullt qëndrimi në Zvicër. Zyra përkatëse e kantonit të Cyrihut kishte pezulluar vendimin për shkakun se në këtë rast, në kundërshtim me të drejtat e njeriut, ende nuk ishin shterruar mundësitë që ofron Ligji i të drejtës civile.
Ndërkaq, në shtator, Departamenti Federal i Drejtësisë kishte atakuar këtë vendim në Gjykatën Administrative të Cyrihut, me arsyetimin se me ligjin e ri nuk ka hapësirë interpretimi të lirë lidhur me çështjen. Sipas tij, personat që nuk i kanë “letrat” gjegjësisht qëndrimin legal në Zvicër, nuk kanë të drejtë në asnjë mënyrë që të lidhiun martesë.
Por tash, me precedencën e dhënë nga Gjyqi Federal si shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend, bie poshtë argumentimi i Departamentit të drejtësisë.
E-Diaspora
-
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku kanë blinduar përfundimisht vazhdimësinë e tyre në Parlamentin Suedez (Riksdag), pas... -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













