Tematike
Mundësi zviceran: Dorasi po luan rolin e viktimës
Zingrich thotë se nuk ka provokuar. Ai është i qartë në kërkesën e tij: "njeriu që më ka therur, duhet të dëbohet nga Zvicra"
Rasti i therjes me thikë të mundësit zviceran nga një kosovar, më 15 gusht, që më vonë kishte shërbyer për një fushatë ksenofobe ndaj kosovarëve, ka dalë edhe njëherë në sipërfaqe. Gazeta “Berner Zeitung” përcjell deklarimin e mundësit Kari Zingrich, i cili kundërshton pohimet e kosovarit që e kishte sulmuar atë me thikë dhe avokatit të tij, se sulmi është bërë në vetëmbrojtje.
Sipas interpretimit të ish sportistit Zingrich, nuk qëndron aspak pohimi se është sulmuar nga kosovari pasi ai është ndjerë i provokuar dhe i kërcënuar nga ky. I sulmuari thotë të ketë edhe mjaft dëshmitarë që do të provojnë se nuk e ka provokuar situatën me asgjë. Ai thjesht, derisa dy vëllezërit kosovarë po provokonin me fjalë në restorantin Waltrand të Interlakenit është ngritur në këmbë dhe u është drejtuar atyre: “E tash mjaft më”. Këtë e ka thënë vetëm pasi ata i janë drejtuar atij dhe mysafirëve të tjerë me fjalë ofenduese.
Menjëherë pas kësaj, njëri nga vëllezërit është ngritur dhe e ka sulmuar me thikë në qafë. Me këtë rast, përveç plagës 10 cm të gjatë dhe 6 cm të thellë, në qafë, Zingrich, në përpjekje për tu mbrojtur, ka pësuar edhe një lëndim të krahut të majtë.
Të gjitha këto, ish mundësi i thotë si reagim ndaj raportimeve të medieve disa javë më parë, për versionin e kosovarit 30 vjeçar, i cili kishte pranuar veprën. Por, sipas tij, sulmi është bërë në rrethana të provokimit dhe të kërcënimit nga Zingrich si dhe në gjendje të dehur. Para kësaj, ai nuk kishte pranuar veprën dhe madje, gjatë marrjes në pyetje, kishte përmendur “një zezak i cili e ka therur zviceranin dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes, duke lënë thikën aty”.
Zingrich nga ana e tij mohon të gjitha. Ai thotë se nuk është e vërtetë se ka provokuar ose kërcënuar dikë. Po ashtu ai kundërshton arsyetimin e kosovarit se në momentin e sulmit ka qenë i dehur rëndë. “Një i dehur në atë masë nuk mund të godasë në mënyrë kaq të saktë me thikë në qafë”, thotë ai.
Po kështu Zingrich dhe mbrojtësi i tij kundërshtojnë pretendimin e mbrojtësit të kosovarit se “madhësia e tij trupore ka qenë në vetvete element kërcënimi”. Atë e mundon fakti se “dorasi po synon të kthehet në rolin e viktimës”.
Pas të gjitha këtyre ngarkimeve që i bën kosovarit, Kari Zingrich është i qartë në kërkesën e tij: “ai duhet të dëbohet nga Zvicra”.
Mbrojtësi ligjor i mundësit të therur mohon thënien e mbrojtësit të kosovarit sipas të cilave dorasi ka kërkuar falje nga viktima për shkaktimin e plagëve të rrezikshme për jetë.
Kari Zingrich thotë se, përveç shenjës ende të dukshme në qafë, nuk ka ndonjë pasojë në atë pjesë të trupit. Por ai ka ende probleme me dorën e lënduar. Ndërsa thotë se familjarët bartin ende pasoja traumatike nga ngjarja. Ai thotë se kohëve të fundit ka pasur edhe disa kosovarë që i kanë ardhur për vizitë dhe i kanë kërkuar falje për veprimin kriminel të bashkatdhetarit të tyre.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












