Aeroportet më të mira në botë
Nga më shumë se 240 destinacione, aeroporti Cyrihut është renditur në mesin e dhjetë aeroporteve më të mira në botë

Pikërisht nga aeroporti nis edhe udhëtimi. Për këtë arsye kualiteti i udhëtimit me aeroplan varet edhe nga aeroporti.
Agjencia britanike “Skytrax”, ka realizuar një sondazh duke pyetur udhëtarët se cili nga aeroportet është më i mirë në botë
Nga më shumë se 240 destinacione, aeroporti Cyrihut është renditur në mesin e dhjetë aeroporteve më të mira në botë, njofton 20min.ch.
Aeroporti në Kloten të Cyrihut është i shtati në këtë renditje një vend më lartë se vitin e kaluar. megjithatë mban sërish primatin për pranimin dhe dorëzimin më të mirë dhe shpejtë të bagazhit.Kështu, në vendin e parë si aeroporti më i mirë në botë renditet aeroporti i Hong Kongut. Changi International, aeroporti i Singaporit renditet i dyti, ndërsa në vendin e tretë renditet Incheon International i SeulitPastaj vijojnë aeroportet më të mira evropiane të vitit 2011.
Aeroporti i Mynihut në Gjermani erdhi i katërti në këtë renditje pas tre aziatikëve.
Më pas vijnë aeroporti i Pekinit, Amsterdamit, Cyrihut, Kuala Lumpurit, për ta mbyllur listën e 10 aeroporteve më të mira në botë me Copenaghen-Kastrup në Danimarkë.
Në sondazhin e agjencisë britanike “Skytrax” ishin përfshirë më shumë se 11 milionë pasagjerë.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?