Migracioni në shërbim të zhvillimit

Zyrtarë të lartë dhe përfaqësues nga 160 vende janë mbledhur në një takim dyditor në Gjenevë për të diskutuar çështjet dhe sfidat e migracionit. Konferenca u përurua nga kreu i Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë (DJP), nga Këshilltarja federale, Simonetta Sommaruga. Ky takim shënon fundin e Kryesisë Zvicerane të Forumit Global të Migracionit dhe Zhvillim (GFMD).

Në fjalën e hapjes Këshilltarja federale, Simonetta Sommaruga, tha se ishte në interes të Zvicrës mobilizimi në këtë fushë i mbarë botës. Ajo bëri thirrje për krijimin e një dialogu ndërkombëtar dhe partneriteti të migracionit dhe mendon se Forumi Global për Migracion dhe Zhvillim është një platformë ideale për këtë. Ajo më tej vuri në dukje rëndësinë që ka për të gjithë perspektiva për të ardhshmen në vendin e tyre, në mënyrë që emigrim të mos bëhet e vetmja mundësi. Këshilltarja federale theksoi gjithashtu rolin që migracioni ka luajtur dhe vazhdon të luajë në zhvillimin e Zvicrës.

Zvicra ka siguruar këtë vit presidencën e Forumit Botëror për Migracion dhe Zhvillim nën drejtimin e Eduard Gnesa, Ambasador i jashtëzakonshëm i ngarkuar për bashkëpuno ndërkombëtar në fushën e migracionit. Në bashkëpunim të ngushtë me shtetet përkatëse, ajo ka organizuar 14 seminare rajonale në gjithë botën rreth temës “Angazhimi për veprime për migrimin dhe zhvillimin: koherenca, kapaciteti dhe bashkëpunimi”, për të përgatitur debatin e fundit në Gjenevë. Presidenca zvicerane sillej rreth tri temave: lëvizshmëria (mobiliteti) profesionale dhe potenciali i saj për zhvillim, lufta kundër migracionit të parregullt dhe integrimi i temës së emigracionit në politikat e zhvillimit në planin nacional dhe internacional.

Siç e ka theksuar ambasadori Eduard Gnesa, sfida qëndron te rritja e njohurive dhe e përvojave dhe integrimi i tyre në politikat kombëtare dhe ndërkombëtare të migrimit dhe zhvillimit.

Zvicra, e përfaqësuar nga Zyra Federale për Migracion, Drejtoria politike e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme si dhe Agjencia për Zhvillim dhe Bashkëpunim, i jep një vlerësim pozitiv presidencës së saj: asaj i janë dhënë mundësi të jashtëzakonshme për të luajtur një rol në organizimin e dialogut shumëpalësh rreth çështjeve të migrimit dhe zhvillimit.

Portali albinfo.ch merr pjesë në cilësi të OJQ-ve.