Gjenevë: Roli i diasporës në zhvillimin e Ballkanit Perëndimor
E martë, 6 dhjetor 2011, ora 18.00
Ftesë
Tryezë e rrumbullakët
Roli i diasporës në zhvillimin e Ballkanit Perëndimor
Diskutim me znj. Silvija Bucaj Shehu (kriminologe, e involvuar në Kosovë), z. Ismet Hamiti (specialist në telekomunikacion), znj. Shqipe Shehu Brovina (psikiatre e specializuar në Gjenevë), znj. Albana Krasniqi (Universiteti Popullor Shqiptar, UPSH) dhe z. Bashkim Iseni (albinfo.ch).
A jeni të interesuar për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor ? A doni të kontribuoni ?
Nëse po, përzemërsisht ftoheni në tryezën tonë të rrumbullakët.
Përveç diskutimit, ju do të keni rastin të informoheni për programin MIDWEB. Ky program zbatohet nga IOM dhe ka për qëllim t’u japë mundësinë njerëzve të angazhohen vullnetarisht në
Ballkanin Perëndimor për disa javë dhe t’u ofrojë mundësi të veçantë të kontribuojnë në zhvillimin e rajonit (http://www.tvrmidweb.org/).
IOM Bern dhe platforma mediale albinfo.ch me kënaqësi ju mirëpresin më 6 dhjetor, në orën 18.00, në tryezën e rrumbullakët, që do të vazhdojë me aperitiv në lokalet e Universitetit Popullor Shqiptar, në 7 Chemin Surinam në Gjenevë.
Ju lutemi që të regjistroheni për pjesëmarrje (emri dhe mbiemri), përmes e‐mailit në adresën [email protected])
Data dhe koha: E martë, 6 dhjetor 2011, ora 18.00
Gjuha: Frëngjisht dhe shqip
Hyrja: Pjesëmarrja është e lirë
Vendi: Universiteti Popullor Shqiptar, 7, Chemin Surinam, Gjenevë
(Do të merrni përshkrimin e rrugës me konfirmimin tuaj për pjesëmarrje).
Regjistrimi/Info: Ju lutem regjistrohuni në:
International Organization for Migration (IOM)
Thunstrasse 11, Kutia postale 216, 3000 Bern 6, Zvicër
Tel: +41 31 350 82 14
Fax: +41 31 350 82 15
Email: [email protected]
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











