Shoqata kulturore shqiptare BASHKIMI nga Berni, organizon mbrëmje madhështore familjare

Të nderuar bashkatdhetarë,

Për nder të Festës kombëtare, 28. Nëntori – Ditës së Flamurit, Shoqata kulturore shqiptare BASHKIMI nga Berni, organizon mbrëmje madhështore familjare.

Programi i mbrëmjes është:

Këngë dhe Valle folklorike nga SHKA BASHKIMI

Program me recitale dhe pjesë teatrale nga nxënësit e shkollës shqipe të Ostermundigenit dhe Breitfeldit.

Mandej deri në fund të festës do t`ju argëtojë këngëtari shumë i njohur SHAQIR CËRVADIKU.

Manifestimi mbahet më 26. Nëntor (e shtunë) duke filluar nga ora 18.00, në këtë adresë:

Kultur Zentrum

Tell Ostermundigen

Bernstrasse 101

3072 Ostermundigen

Duke shpresuar se kjo ftesë do të tërheq vëmendjen tuaj, të nderuar bashkatdhetarë, ju ftojmë që të jeni pjesmarës në këtë manifestim gjithkombëtar.