Gëzim dhe mallëngjim për festën e Kurban Bajramit në Zvicër
Besimtarët islamë në Zvicër po festojnë sot Kurban Bajramin me lutjet që paqja dhe mirëkuptimi të mbretërojnë te të gjithë njerëzit

Edhe pse ditë pushimi, Ali Bunjaku nga Prishtina ishte zgjuar herët të dielën për të shkuar në njërën prej qendrave islame në Cyrih ngase po fillonte festa e Kurban Bajramit..
Ai tha se pos që ishte i gëzuar me rastin e kësaj feste, të njëjtën kohë ishte mallëngjyer me mungesën e familjarëve që i kishte në Kosovë.
“Përveç që kemi gëzime kemi edhe dhimbje ngase na mungojnë familjarët që nuk i kemi afër në këtë ditë feste, që edhe simbolizon bashkimin”, tha Bunjaku..
Festa e Kurban Bajramit ka mbledhur bashkë bashkatdhetarët gjithandej nëpër Zvicër në mëngjesin e së dielës gjatë ceremonisë së faljes për këtë festë të rëndësishme të besimit islam.
Nëpër xhami dhe salla sporti është bërë thirrje për paqe, mirëqenie, dhe tolerancë midis myslimanëve.
Njëra prej sallave të rezervuara, ajo e shkollës fillore në Stettbach të Cyrihit po shërbente të dielën për të kryer ceremoninë e faljes së namazit të Kurban Bajramit bashkatdhetarët shqiptarë të besimit islamë, që shënon edhe fillimin e kësaj feste nga myslimanët e gjithë botës.
Ceremoninë e faljes së namazit të Bajramit e udhëhoqi imami me prejardhje nga Gjilani, Faredin Bunjaku, i cili përcolli edhe mesazhin e kësaj feste.
Ai porositi besimtarët të bashkohen me njëri tjetrin, të shtrijnë dorën dhe të ndihmojnë ata që kanë nevojë, sidomos në vendlindje.
Bunjaku, tha se kjo festë na mëson për çdo vit të sakrifikojmë për njëri tjetrin duke ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë, jetimët dhe skamnorët.
„Në gjitha periudhat kemi sakrifikuar për vendlindjen. Ky është edhe mesazhi kryesor i festës së Kurban Bajramit, duhet të vazhdojmë të sakrifikojmë në emër të Allahut për njëri tjetrin “, ka thënë para besimtarëve të mbledhur imami Bunjaku.
Pas faljes së namazit të Bajramit, besimtarët kanë uruar njëri tjetrin, me shpresë se kjo festë do të sjellë mirëqenie në familjet e tyre.
Festa e Bajramit personifikon edhe sakrificën. Me këtë rast, besimtarët myslimanë në Zvicër, në pamundësi për të therë kurbane këtu, në organizim të qendrave islame kanë mbledhur mjete që ky ritual fetar të kryhet në vendlindje.
Edhe këtë vit një kurban ka kushtuar 150 franga, ndërsa mishi i mbledhur do të shpërndahet për familjet skamnore.
Festa e Kurban Bajramit simbolizon edhe Haxhin, pelegrinazhi më i madh në botë, që ka grumbulluar rreth 1,5 milion myslimanë nga e gjithë bota në Mekë dhe Medinë – dy qytetet më të shenjta të islamit.
Ritualet përfundojnë me tri ditë festë globale përreth botës, që shënojnë Bajramin
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?